Lajme Zone
Të tjeraReport TV

Mot i vranët në pjesën më të madhe të vendit, e shtuna sjell edhe shtrëngata e breshër


Vranësirat e dendura do të shoqërojnë me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në qendër dhe jug, ndërsa në zonën e juglindjes reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si pasojë e depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore. Moti do të jetë fillimisht i kthjellët si dhe shtim gradual të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura; prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e qendrës dhe kryesisht jug. Vranësirat e dendura do të shoqërojnë me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në qendër dhe jug, ndërsa në zonën e juglindjes reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. LEXO edhe...E premte me temperatura të larta, por edhe me reshje lokale...parashikimi i motit për sot (VIDEO) Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, kurse përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë. P.J/E.H/ReportTv.al moti Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.1% Jo 52.9% I/e dyzuar 6.9% Vota total: 5506 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?