Këtë të dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët përgjatë vijës bregdetare dhe në qendër ndërsa lokalisht në veri dhe lindje vranësira të pakta deri mesatare por kalimtare. LEXO edhe...Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi për sot (VIDEO) Në zonën e Alpeve dhe verilindje reshje lokale shiu me intensitet të ulët si dhe shtrëngata afatshkurtra të izoluara ndërsa në male në juglindje –jug reshje shiu të izoluara, afatshkurtra dhe në formën e pikave. Pjesa tjetër e territorit pa reshje shiu. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s. Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë. K.M/ReportTv.al moti Komento Komente Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 78.1% Jo! 18.6% Disi! 3.3% Vota total: 2211 Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?

