Lajme Zone
“Moska donte të na fshinte nga harta”, Zelensky: Rusia po humbet vendin në skenën ndërkombëtare
BotëTop Channel

“Moska donte të na fshinte nga harta”, Zelensky: Rusia po humbet vendin në skenën ndërkombëtare

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka sulmuar ashpër Vladimir Putinin në një video-mesazh, duke deklaruar se lideri rus shpreson që Ukraina dhe aleatët e saj të lodhen nga lufta.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka sulmuar ashpër Vladimir Putinin në një video-mesazh, duke deklaruar se lideri rus shpreson që Ukraina dhe aleatët e saj të lodhen nga lufta. “Putini shpreson që ne jemi të lodhur. Ne e dimë që ai është i vdekshëm”, u shpreh Zelensky.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt presidentit rus, Zelensky tha se Rusia synonte të merrte të gjithë Ukrainën, por sipas tij, në vend të kësaj ka humbur flotën, rafineritë dhe të ardhurat, ndërsa një brez i tërë rusësh është dërguar në luftë. “Ju donit të merrnit të gjithë Ukrainën, të gjithë tokën tonë. Në vend të kësaj, humbët rafineritë tuaja, flotën tuaj, të ardhurat tuaja dhe një brez të tërë që e dërguat në mullirin e mishit”, tha ai.

Zelensky akuzoi gjithashtu Moskën se kishte synuar të fshinte Ukrainën nga harta, por deklaroi se tashmë Rusia po humbet peshë në skenën ndërkombëtare.

Ai e mbylli mesazhin me një tjetër goditje ndaj udhëheqjes ruse: “Për 27 vjet, udhëheqësi i Rusisë ka folur për madhështinë, ndërsa rusët kanë pritur në radhë për benzinë”. Top Channel