Lajme Zone
Mosfillimi i hetimeve për punonjësit e paraburgimit/  Ish-presidenti i drejtohet Gjykatës së Tiranës
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Mosfillimi i hetimeve për punonjësit e paraburgimit/ Ish-presidenti i drejtohet Gjykatës së Tiranës

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tira...

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës, për t’i kërkuar hetim për kallëzimin ndaj punonjësve të paraburgimit 313, pasi Prokuroria e Tiranës kundërshtoi fillimin e hetimeve.

Meta ka denoncuar se punonjësit e Burgut 313 kanë shpërdoruar detyrën.

Sipas tij, punonjësit nuk e kanë lejuar të komunikonte nga ambientet e institucionit, si edhe nuk është trajtuar mirë gjatë qëndrimit në burg.

Mësohet se çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Vjollca Sahiu. Përmes ankimimit në gjykatë, Meta kërkon që vendimi i prokurorisë të rrëzohet dhe që gjykata të urdhërojë vijimin e hetimeve për çështjen që ka denoncuar./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.