Drejtuesi i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj dhe Avokati i Popullit, Endrit Shabani janë përfshirë në replika me njëri-tjetrin gjatë raportimit të këtij të fundit në komision. Diskutimi nisi pasi Shabani u shpreh se vetëm 21% e rekomandimeve që vijnë nga Avokati i Popullit zbatohen, një vlerësim aspak i arrirë sipas Shabanit. Xhafaj u shpreh se kjo gjuhë i ngjason një kryetari partie dhe jo një përfaqësuesi institucioni jo partiak. Pjesë nga diskutimi LEXO EDHE:Kërkesë e re për arrestimin e Ballukut? Braho: Po hetojmë, do kemi vendimmarrje! U përgjigjet akuzave të opozitës: S’ka standarde të dyfishta, asnjë imun para ligjit Shabani: Vetëm 21% e rekomandimeve të Avokatit të Popullit zbatohen. Nëse ju jeni të kënaqur në lidhje me këtë performancë, unë nuk jam. Xhafaj: Me çfarë jemi të kënaqur je dhe me çfarë jo… Duhet ta ndryshosh gjuhën, se po më flet këtu sikur je kryetar i partisë, jo Avokat i Popullit. Shabani: Unë kam ardhur të përfaqësoj institucionin tim, ky koment nuk ju nderon. Nuk jam politikan. Xhafaj: Ke qenë. Shabani: Nuk kemi ardhur këtu të tregojmë çfarë kam bërë unë dhe ju në të shkuarën. K.B/Shqiptarja.com TAG: endri shabani avokati i popullit Komisioni per Nismat Qytetare fatmir xhafaj Komento Komente Sondazhi i ditës:
14 Korrik, 12:01
Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.5% Të gabuar 86.3% Nuk e di 3.2% Vota total: 2447 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?

