Lajme Zone
“Mos flisni më për këtë çështje se do ta shikoni”, deputeti Kapri denoncon bashkëshortin e ish-drejtoreshës së postës së Durrësit: Më kërcënoi në telefon
PolitikëTop Channel

“Mos flisni më për këtë çështje se do ta shikoni”, deputeti Kapri denoncon bashkëshortin e ish-drejtoreshës së postës së Durrësit: Më kërcënoi në telefon

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka denoncuar publikisht se është kërcënuar nga bashkëshorti i ish-drejtoreshës së postës së Durrësit, Eliabeta Mataj.

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka denoncuar publikisht se është kërcënuar nga bashkëshorti i ish-drejtoreshës së postës së Durrësit, Eliabeta Mataj. Sipas tij, kërcënimi i ka ardhur në telefon, pasi deputeti kishte denoncuar dhe reaguar për vjedhjen e 700 mijë eurove nga posta, akuzë e cila rëndon ndaj Matajt.

“Denoncova drejtoreshën e Postës në Durrës e cila vodhi 3 milionë euro në thasë plehrash dhe i ka lënë pensionistët pa pensione atje. Ky është i shoqi. Dhe tha ‘mos flisni më për këtë çështje se do ta shikoni!’”, ka deklaruar Kapri. Top Channel