Lajme Zone
Morali i Elisa Spiropalit
PolitikëCNA

Morali i Elisa Spiropalit

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, të mbajtur në 14 nëntor...

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, të mbajtur në 14 nëntor, kryeministri Edi Rama përjashtoi nga të gjitha forumet e partisë Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën. Gjatë mbledhjes së zhvilluar me dyer të mbyllura pati edhe një paralajmërim për kryebashkiakun Erion Veliaj, për të cilin Rama tha se po e kursente për shkak se i kishte duart e lidhura.

Që prej 14 nëntorit nuk pati asnjë reagim nga Elisa Spiropali, derisa vendosi të dilte mbrëmë në ekran dhe të bënte moralisten, duke sulmuar atë që quajti “babain e saj” politik dhe kolegen e saj ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Spiropali nxjerr kthetrat ndaj Ballukut: Modeli më i keq i qeverisjes në PS

19 Nëntor, 22:43 Ne nuk do ta sulmojmë Elisa Spiropalin, por as nuk do të biem pre e lojës së saj për të sulmuar apo mbrojtur Belinda Ballukun.

Por janë disa pyetje, të cilave Elisa Spiropali nuk u jep dot përgjigje.

Në moralin e saj publik përmendi familjen socialiste duke thënë se ka qenë dhe është pjesë e familjes socialiste, pra e Partisë Socialiste. Në fakt, kjo është një gënjeshtër, pasi Elisa Spiropali ka ardhur nga MJAFT-i, lëvizja që rrëzoi Fatos Nanon dhe që çoi në opozitë Partinë Socialiste. Në këtë pjesë ka të njëjtin mëkat si kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit. Elisa Spiropali ka pasur dhjetëra detyra të rëndësishme, ka qenë ministre e Shtetit për Parlamentin, ministre e Jashtme, kryetare e Kuvendit, Drejtoreshë e Doganave, post në të cilin është akuzuar si madama 5 milionë euro, kjo shumë nuk është asgjë në krahasim me ato që ka marrë në 13 vite në pushtet, shifër që mund të shkojë rreth 1 miliard lekë, një shumë e marrë nga taksat e shqiptarëve dhe kanë përfunduar në xhepin e Elisa Spiropalit. Elisa, në shtatë kohë 6 Mars, 12:45 Moralistja Elisa Spiropali nuk foli mbrëmë për bashkëshortin e saj, i cili ishte drejtor në ujësjellësin e Fierit dhe është i përzier në çështjen e inceneratorëve. Ne ndaj dhe e kemi quajtur Spiropalin, Elisa e inceneratorëve.

Janë zbuluar fakte dhe prova për lidhjet e Klodian Zotos me bashkëshortin e saj, matësit e famshëm të ujit, një histori që fillon me korrupsionin e matësve sa në Korçë, në Berat, në Lushnjë, në Fier, e kështu me radhë. Elisa e inceneratorëve!

20 Korrik, 14:29 Elisa do të ishte e besueshme nëse do të rrëfente mëkatet e saj.

Të na tregonte se kur ishte koordinatore e PS-së në bashki, turinjtë e saj futeshin deri te tenderët e letrave të banjës.

A foli ndonjëherë Elisa kur ishte në krah të Edi Ramës, në krah të Belinda Ballukut, kur puthej dhe ndante pushtet me Belinda Ballukun? Nuk e dëgjuam.

Elisa Spiropali ka ndarë pushtet me Belinda Ballukun. Përpara se të flasë, jo vetëm për të, por edhe për Partinë Socialiste, duhet të flasë për mëkatet e saj. Për imoralitetin e saj politik të këtyre 13 viteve. Duhet të flasë për "Skënderbeun" e saj, për Edi Ramën.

Në rast se ka korrupsion në qeveri dhe skandal me ministrat, përgjegjësinë e ka Edi Rama, që i emëron.

Nëse Balluku emëron drejtorë me lejen dhe urdhrin e Kryeministrit, përgjegjësinë e ka Edi Rama.

Nëse Balluku abuzon me pushtetin, përgjegjësinë e ka Rama, pasi ai ia ka dhënë pushtetin.

Në rast se ministrat abuzojnë me pushtetin, në fakt abuzojnë me pushtetin e dhënë nga Edi Rama.

Edhe po vodhi Elisa, si ministre apo po vodhi si drejtoreshë doganash përgjegjësinë publike e ka Edi Rama. Spiropali sulmon Ramën: PS i duhet reformim i thellë

19 Nëntor, 22:31 Prandaj nuk ka pse bën rolin e vajzës me moral politik madamë Elisa, që kurrë s'ka folur për imoralitetin e “Skënderbeut” të saj.

Ka një shprehje të bukur në Shkodër që ne e përdorim shpesh për këta personazhe qesharake që sulmojnë kolegët e tyre dhe nxjerrin të pafajshëm Edi Ramën.

Palë Vata përdorte shprehjen: Unë dhe Enveri, s'dina gjë. Këtë e ka bërë Mehmeti me kokën e vet.

Pra, mamica dhe Skënderbeu s'dinë gjë. Të gjitha i paska bërë Belinda Balluku. Nuk di gjë “Skënderbeu” as për inceneratorët ku hyn Elisa, as për aferat, as për skandalet, as për korrupsionin, as për emërimet, as për drejtorë, asgjë s'di ai, i di Elisa që fajin ia ka Balluku, sepse burri i saj është kapur në shkelje të ligjit duke abuzuar me tatimet dhe taksat, për këtë fajin e ka Balluku pse ka vënë ministrin e Financave të Edi Ramës dhe drejtorët i ka vënë Bela. Ekskluzive/ Dokumenti që lidh Stela Gugalljan me Elisa Spiropalin

13 Korrik, 16:30 Ndaj për t'u bërë e besueshme në publik fillimisht duhet të tregojë mëkatet e saj, që fillojnë tek inceneratorët dhe nuk përfjnë me kaq, por shkojnë në biznese me miliona euro, pa lënë mënjanë edhe "Skëndërbeun" e saj që s’di gjë, por është në autobus, sipas Elisës.

Pa folur pastaj për heshtjen që ka mbajtur ndaj Veliajt dhe të gjithë të korruptuarve, pa lënë mënjanë aferat e pushtetit që nuk ekziston kur Spiropali ishte ministre e deri kryetare Kuvendi, por filluan kur iku nga karrigia, pasi kërkoi të merrte postin e kryeministres me spiunllëqe nëpër ambasada. Në përfundim të gjithë moralit të Spiropalit fajin mund ta ketë dhe Erion Braçe apo Zeqineja, vetëm Rama s’ka faj...

Mamica e bërë madamë s’po di se ç’po thotë. Ku morali dhe politika, ku Elisa./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.