Lajme Zone
“Mora goditjen dhe rashë në tokë”/ Erion Vishkulli: Plumbin e kam ende në sy
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

“Mora goditjen dhe rashë në tokë”/ Erion Vishkulli: Plumbin e kam ende në sy

Një dhunë të ashpër ndaj protestuesve studentoro-popullor ...

Erion Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së djeshme ka folur për herë të parë për ngjarjen.

Ai ka treguar për Top Channel se po largohej nga protesta në momentin që u qëllua me plumbin e gomës në sy. “Shkova të takoja shokët dhe do të ikja. Kisha hequr maskën e oksigjenit dhe në atë moment takova një shok gazetar. I kisha diku 30 metra larg policët, pa asnjë reagim, pa asgjë. Vetëm kur më vjen një goditje, eca rreth dy metra dhe rashë në tokë.

Isha pak i vetëdijshëm, ndërkohë që një shok më shoqëroi me makinë. Kaq mbaj mend.”, u shpreh ai. Ai tha se plumbin e gomës e ka akoma në sy dhe nuk dihet se deri në çfarë shkalle është rreziku. “Vazhdoj ta kem ende plumbin e gomës në sy. Nuk e di tani të them se sa i lartë është rreziku, por e lehtë nuk është, sepse kam shumë dhimbje”, ka deklaruar ai. Rrëfimin e tij për ngjarjen e mbyll me shprehjen: “Vetëm fitore. Shqipëria është e jona.”/ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.