Ndonëse janë të ndaluara, monopatinat dhe motomjetet elektrike vijojnë të përdoren në rrugët e Tiranës. Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, Policia Rrugore ka kapur 19 persona që drejtonin motomjete elektrike. Ndaj tyre ka nisur hetimi, ndërsa 19 mjetet janë bllokuar. Gjatë kontrolleve, policia ka vendosur edhe 530 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit. Numrin më të madh e zënë drejtuesit që lëviznin pa kaskë, me 371 gjoba, ndërsa 76 të tjera u vendosën për qarkullim në korsitë e biçikletave dhe hapësirat e këmbësorëve. LEXO edhe...Pas zjarrit në Krujë, Braçe kërkon më shumë mbështetje për zjarrfikësit: Meritojnë më shumë, duhet të kenë edhe normën ushqimore 28 drejtues u gjobitën për manovra të rrezikshme dhe shpejtësi të tej normave në zonat e banuara, 21 për zhurmat nga marmitat dhe 18 për mjete pa targa. Po ashtu, 10 gjoba u vendosën për tejkalim të shpejtësisë dhe 6 për drejtim pa lejen përkatëse. Njoftimi i plotë i Policisë Rrugore Procedohen penalisht 19 shtetas, sekuestrohen 19 motomjete elektrike dhe vendosen 530 masa administrative, gjatë kontrolleve në dy ditët e fundit. Në vijim të kontrolleve të intensifikuara me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore, veçanërisht atyre ku përfshihen motomjetet, dhe nga shqetësimet e shumta lidhur me manovrat e rrezikshme të kryera me to, shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë kanë vijuar kontrollet ndaj drejtuesve të këtyre mjeteve, me fokus evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që cenojnë sigurinë rrugore. Gjatë kontrolleve të kryera në dy ditët e fundit janë konstatuar 19 shtetas që drejtonin motomjete elektrike pa leje drejtimi përkatëse. Për këta shtetas ka nisur procedimi penal për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërsa motomjetet janë sekuestruar. Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar dhe ndëshkuar me masa administrative shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht: -371 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;-76 masa për qarkullim në korsitë e dedikuara për biçikleta dhe në hapësirat e dedikuara për këmbësorët;-28 masa për kryerje manovrash dhe mosrregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara;-21 masa për shkaktim zhurmash nëpërmjet sistemit të shkarkimit të gazrave (marmitave);-18 masa për motomjete pa shenja dalluese/targa;-10 masa për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;-6 masa për drejtim pa leje drejtimi përkatëse. Kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë. Policia Rrugore Tiranë apelon për drejtuesit e motomjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të pajisen me leje drejtimi, të përdorin kaskën mbrojtëse dhe të shmangin çdo manovër të rrezikshme që mund të cenojë sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. SI.E./E.H/ReportTv.al gjoba monopatina Tirane policia rrugore Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.3% Jo 61% Nuk e di 4.7% Vota total: 4147 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
