Tensionet e ashpra të regjistruara paraditen e sotme para Kuvendit nuk përfunduan me mbylljen e seancës plenare. Pasi një automjet zyrtar u godit me breshëri vezësh nga demonstruesit teksa po largohej nga Parlamenti, situata në terren ka eskaluar sërish.
Në vijim të aksionit për shpërndarjen e turmës, forcat e policisë kanë nisur ndjekjen e të rinjve në rrugët dytësore pranë zonës së protestës.
Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, dokumentohet një moment i rëndë: një efektiv policie godet me shkop gome një qytetar, i cili në ato momente po largohej me vrap dhe nuk po shfaqte rezistencë ndaj forcave të rendit. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

