Tensionet përpara institucioni të kryeministrisë dhe selisë së Kuvendit janë ndezur ndjeshëm gjatë orëve të mbrëmjes në protestën e sotme. Grupe të rinjsh kanë hedhur lëndë djegëse dhe bomba molotovë në drejtim të godinës së Kuvendit dhe pranë Kryeministrisë, aty ku janë pozicionuar edhe trupat e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). Nga ana tjetër, forcat e Policisë së Shtetit ndodhen të vendosura pranë të dyja institucioneve kyçe, në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë për shpërndarjen e protestuesve dhe garantimin e rendit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

