Modelja shqiptare Loredana Brati ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj, pasi ka ndarë një kolazh me momente nga pushimet e fundit.
Në fotot e publikuara, Loredana shfaqet duke shijuar ditët e relaksit në një ambient luksoz, ndërsa disa nga pozat që kanë marrë më shumë reagime janë ato pranë pishinës, ku modelja pozon me bikini dhe ekspozon stilin e saj elegant.
Me pamjen e kuruar dhe atmosferën verore të fotove, Loredana ka arritur të marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar elegancën dhe paraqitjen e saj.
Kolazhi i ri vjen si një tjetër moment ku modelja ndan me publikun pjesë nga jeta e saj mes udhëtimeve, luksit dhe momenteve të relaksit.

