Lajme Zone
Mladenov falënderon Shqipërinë për angazhimin në Gaza: Së bashku me Kosovën dhe Marokun, rol kyç në siguri! Ndihmë humanitare dhe rindërtim
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Mladenov falënderon Shqipërinë për angazhimin në Gaza: Së bashku me Kosovën dhe Marokun, rol kyç në siguri! Ndihmë humanitare dhe rindërtim

Shqipëria do të kontribuojë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza, me mbështetje për operacionet e sigurisë dhe planifikimin e misionit. Kjo marrëveshje është përshëndetur nga përfaqësuesi i Lartë për Gazën në Bordin e Paqes, diplomati bullgar Nickolay Mladenov i cili vlerësoi rolin e Shqipërisë në përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin dhe rindërtimin e territorit palestinez. Në një

Shqipëria do të kontribuojë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza, me mbështetje për operacionet e sigurisë dhe planifikimin e misionit. Kjo marrëveshje është përshëndetur nga përfaqësuesi i Lartë për Gazën në Bordin e Paqes, diplomati bullgar Nickolay Mladenov i cili vlerësoi rolin e Shqipërisë në përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin dhe rindërtimin e territorit palestinez. Në një postim në rrjetin social X, Mladenov falënderoi Shqipërinë për këtë angazhim, duke theksuar se mbështetja e saj, së bashku me atë të Kosovës dhe Marokut, do të jetë e rëndësishme për zbatimin e planit ndërkombëtar për Gazën. LEXO edhe...Misioni për stabilizimin e Gazës, nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes për pjesëmarrjen e Shqipërisë “E mirëpres ngrohtësisht marrëveshjen e Shqipërisë me Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit, e cila ofron mbështetje shtesë për operacionet e sigurisë dhe kapacitete për planifikimin e operacioneve të misionit në Gaza. Faleminderit për këtë kontribut të rëndësishëm. Së bashku me Marokun dhe Kosovën, mbështetja e Shqipërisë do të jetë thelbësore për avancimin e qeverisjes, sigurisë, përpjekjeve humanitare, sundimit të ligjit dhe rindërtimit, në kuadër të Planit Gjithëpërfshirës dhe Rezolutës 2803 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, shkruan Mladenov. Marrëveshja për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit u nënshkrua ditën e djeshme. Misioni synon të mbështesë sigurinë dhe stabilitetin në Gaza, si dhe përpjekjet humanitare dhe rindërtimin e territorit, në kuadër të planit ndërkombëtar të mbështetur nga Kombet e Bashkuara. A.C/ReportTv.al shqiperia Nickolay Mladenov Gaza Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.4% Disi 2.9% Vota total: 13118 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?