Një mjegull e dendur ka mbuluar mëngjesin e sotëm të gjithë ultësirën e rrethit të Krujës, duke u shtrirë nga Thumana në drejtim të Rinasit dhe më gjerë. Dendësia e mjegullës ka sjellë ulje të ndjeshme të shikueshmërisë në rrugë, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e automjeteve.Lexo edhe:Parashikimi i horoskopit 26 shtator, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot Për këtë arsye, të gjithë shoferët që udhëtojnë në aksin veri-jug dhe anasjelltas këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ulin shpejtësinë.

