Lajme Zone
Misteri i vrasjes te Komuna e Parisit, makina e përplasur dhe dyshimet për armë me silenciator
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Misteri i vrasjes te Komuna e Parisit, makina e përplasur dhe dyshimet për armë me silenciator

Por pamjet nga vendngjarja dhe mënyra se si u zbulua krimi ngrenë disa pikëpyetje për dinamikën e atentatit.

Makina ku u gjet viktima Vrasja e 46-vjeçarit Ismet Habili në Tiranë ka ngritur një sërë pikëpyetjesh për mënyrën se si është kryer krimi. Automjeti ku u gjet viktima ka gërvishtje dhe dëmtime të dukshme, ndërsa xhami i shoferit është i thyer. Një tjetër detaj është se policia u njoftua për një aksident dhe jo për të shtëna me armë zjarri. Një telefonatë për një aksident rrugor çoi policinë mbrëmjen e së martës drejt një vrasjeje në zonën e Komunës së Parisit. Rreth orës 20:20, efektivët mbërritën në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”, ku gjetën të pajetë brenda një automjeti tip “Volvo” 46-vjeçarin Ismet Habili.

Por pamjet nga vendngjarja dhe mënyra se si u zbulua krimi ngrenë disa pikëpyetje për dinamikën e atentatit.

Automjeti i zi, brenda të cilit u gjet viktima, ka dëmtime të dukshme në pjesën anësore. Në dyer dhe në karroceri shihen gërvishtje e deformime dhe sipas dyshimeve, viktima ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me bordurën e një pallati. Një tjetër detaj është xhami i thyer në anën e shoferit. Dyshohet se pikërisht nga kjo anë mund të jetë qëlluar 46-vjeçari, megjithëse drejtimi i plumbave dhe pozicioni i autorit duhet të përcaktohen nga ekspertiza. Makina ku ndodhi vrasja Ajo që e bën edhe më të pazakontë ngjarjen është mungesa, deri tani, e raportimeve për të shtëna me armë zjarri. Policia nuk mori fillimisht një njoftim për krim, por për një automjet të aksidentuar. Vetëm kur efektivët mbërritën në vendngjarje, konstatuan se drejtuesi ishte pa shenja jete dhe dyshohej se ishte vrarë me armë.

Kjo rrethanë ka ngritur dyshime se autori mund të ketë përdorur një pistoletë me silenciator, çka mund të shpjegonte përse nuk ka pasur raportime të menjëhershme për krisma. Megjithatë, përdorimi i një arme të tillë nuk është konfirmuar nga hetuesit. Atentati te 'Komuna e Parisit', zbulohet identiteti i 46-vjeçarit të ekzekutuar në makinë; policia jep detaje

20 Tetor, 21:32 Në reagimin zyrtar, policia bëri të ditur se njoftimi për automjetin e aksidentuar mbërriti në Sallën Operative rreth orës 20:20. Pas mbërritjes në rrugën “Mihal Popi”, efektivët gjetën brenda automjetit shtetasin me inicialet I. H., pa shenja jete, dhe ngritën dyshimet për vrasje me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes. Ekspertiza e automjetit, gjurmët balistike dhe kamerat e sigurisë në zonë do të jenë vendimtare për të kuptuar se si u vra Ismet Habili dhe çfarë ndodhi me makinën e tij në momentet e fundit. Atentat në Tiranë/ Qëllohet me armë drejt një automjeti, ekzekutohet 46-vjeçari

20 Tetor, 21:16 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Atentati te 'Komuna e Parisit', zbulohet identiteti i 46-vjeçarit të ekzekutuar në makinë; policia jep detaje 20 Tetor 2026, 21:3121:31Kronike Atentat në Tiranë/ Qëllohet me armë drejt një automjeti, ekzekutohet 46-vjeçari 20 Tetor 2026, 21:1521:15Kronike Aksident në Fier/ Betonierja përplaset me kamionin dhe del nga rruga, një person i plagosur 20 Tetor 2026, 18:0018:00Kronike Dyshohet se keqtrajtoi 4-vjeçarin në kopsht, nëna dhunon edukatoren në Fier; procedohen të dyja 20 Tetor 2026, 17:3617:36Kronike Dita e 7-të e protestës, 33 të arrestuar dhe 41 të tjerë nën hetim; 6 të mitur në pranga 20 Tetor 2026, 14:1114:11Kronike I dënuar për drogë, kapet në Durrës 36-vjeçari i shpallur në kërkim 20 Tetor 2026, 12:3412:34Kronike