Lajme Zone
Misteri i daljeve dhe takimeve të fshehta të Erion Veliajt: Kallëzim ndaj drejtorit të paraburgimit të Durrësit
PolitikëPamfleti

Misteri i daljeve dhe takimeve të fshehta të Erion Veliajt: Kallëzim ndaj drejtorit të paraburgimit të Durrësit

Paraburgimi i Durrësit ka marrë prej kohësh etiketën e “qelisë së VIP-ave”. Në ambjentet e tij kanë kaluar shumë zyrtarë të lartë të hetuar nga SPAK-u, ndërsa historitë dhe anekdotat nga brenda institucionit kanë qarkulluar me shpejtësi në publik.

Fotomontazh Pamfleti / Një i burgosur ka kallëzuar në prokurorinë e Durrësit kryebashkiakun se dilte nga mjediset e institucionit nën shoqërimin e drejtorit, Serjan Mazrekut, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimin e denoncimit. Transferimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës nga paraburgimi i Durrësit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier duket se fsheh më shumë prapaskena nga sa janë përfolur gjatë dy javëve të fundit.

Paraburgimi i Durrësit ka marrë prej kohësh etiketën e “qelisë së VIP-ave”. Në ambjentet e tij kanë kaluar shumë zyrtarë të lartë të hetuar nga SPAK-u, ndërsa historitë dhe anekdotat nga brenda institucionit kanë qarkulluar me shpejtësi në publik.

Deri dy javë më parë, aty mbahej edhe Erion Veliaj, përpara se autoritetet ta transferonin në Fier.

Veliaj dhe rrethi i tij kanë përhapur versionin se transferimi përbënte ndëshkim politik. Informacionet e reja ngrenë dyshimin se shkaku mund të lidhet me një çështje më të rëndë.

Sipas burimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur një verifikim të brendshëm për shkelje të mundshme të procedurave të sigurisë në trajtimin e të paraburgosurit Erion Veliaj. Në këtë çështje përmendet edhe drejtori i paraburgimit të Durrësit, Serjan Mazreku, ndaj të cilit në prokurorinë e Durrësit ka mbërritur një kallëzim.

Sipas kallëzimit, Veliaj dyshohet se ka dalë disa herë jashtë mjediseve të paraburgimit, i shoqëruar nga drejtori i institucionit.

Burimet thonë se denoncimin e ka bërë një i burgosur që vuan dënimin e përjetshëm në këtë institucion. Ai pretendon se e ka parë personalisht Veliajn të dilte disa herë nga mjediset e paraburgimit nën shoqërinë e drejtuesit.

Deri tani, institucionet nuk kanë publikuar prova që ta konfirmojnë këtë dëshmi. Pretendimi mbetet objekt verifikimi dhe kërkon ballafaqim me regjistrat e hyrje-daljeve, kamerat e sigurisë, shërbimet e turnit dhe dokumentacionin e shoqërimeve.

Nëse denoncimi provohet, çështja nuk do të përbënte vetëm shkelje administrative. Ajo do të ngrinte dyshime për një operacion të organizuar brenda zinxhirit komandues të sistemit penitenciar dhe për trajtim të privilegjuar të një të paraburgosuri të profilit të lartë.

Verifikimi administrativ mund të kthehet në hetim penal nëse autoritetet zbulojnë prova për dalje të paautorizuara, falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre ose bashkëpunim të personelit të burgut.

Një hetim i tillë do të përfshinte zyrtarët që kanë autorizuar ose fshehur lëvizjet, por mund të rëndonte edhe pozitën juridike të Erion Veliajt, nëse provohet se ai ka marrë pjesë me vetëdije në shkeljen e regjimit të paraburgimit.

Për momentin ekziston një denoncim dhe një verifikim i raportuar, jo një fakt i provuar. Nëse pamjet filmike, regjistrat dhe dëshmitë e personelit e mbështesin kallëzimin, transferimi në Fier do të marrë një kuptim tjetër. Ai nuk do të dukej më si ndëshkim politik, por si masa e parë pas zbulimit të një skandali brenda paraburgimit të Durrësit./Pamfletiserjan mazreku misteri i daljeve dhe takimeve të fshehta erion veliaj kallëzimi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Kreshnik Bajraktari, “ustai” i Blendi Gonxhes që u hodh nga “prehri” i Lulzim Bashës tek transportet duke ndjekur paratë dhe pastruar dosjet 13 Nëntor 2026, 12:4212:42Dosja e zezë Nga tenderët, te lejet e ndërtimit dhe gjobat, Bashkia e Durrësit çerdhe aferash; privati akses të plotë në sistemin e taksave 12 Nëntor 2026, 16:0716:07Dosja e zezë Vilat në jug të Lorena Goxhobellit dhe hija e Ergys Agasit mbi Kadastrën; pazaret e pronave në Vlorë 11 Nëntor 2026, 18:3618:36Dosja e zezë Universiteti i Shkodrës në kthetrat e paligjshmërisë: Kush po e mbron rektoren e komanduar dhe pse hesht Mirela Kumbaro? 11 Nëntor 2026, 15:2015:20Dosja e zezë Kumbaro dhe Gonxhja, buldozerët e trashëgimisë kulturore; si masakruan monumentet nga Jugu në Veri 10 Nëntor 2026, 20:3920:39Dosja e zezë Mediu bën show, gjykata numëron vitet: Kur do të kemi drejtësi për Gërdecin? 10 Nëntor 2026, 17:0117:01Dosja e zezë