Lajme Zone
Mister në Brazil, pas humbjes në zgjedhje zhduket Flavio Bolsonaro! I anulohen pasaportat, dyshohet se është arratisur në SHBA
BotëReport TV

Mister në Brazil, pas humbjes në zgjedhje zhduket Flavio Bolsonaro! I anulohen pasaportat, dyshohet se është arratisur në SHBA

Flavio Bolsonaro rezulton i zhdukur nga sytë e publikut pas humbjes në zgjedhjet presidenciale në Brazil. Autoritetet i kanë anuluar pasaportat, ndërsa vendndodhja e tij mbetet e panjohur, mes dyshimeve se mund të jetë arratisur në SHBA.

Vendndodhja e Flavio Bolsonaros, djalit të ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro, është kthyer në mister vetëm dy ditë pas humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale përballë Luiz Inácio Lula da Silvës. Autoritetet braziliane i kanë anuluar pasaportat, ndërsa mediat vendase raportojnë se ai mund të jetë larguar drejt Shteteve të Bashkuara. Një burim policor i tha agjencisë AFP se pasaportat e senatorit 45-vjeçar janë anuluar, por nuk ekziston asnjë regjistrim zyrtar që të dëshmojë largimin e tij nga Brazili. LEXO edhe...Trump kritikon zgjedhjet në Brazil pas humbjes së aleatit të Bolsonaro: Nuk mbajta anë, dukeshin të manipuluara Ndërkohë, autoritetet argjentinase kanë përgënjeshtruar raportimet se Bolsonaro kishte hyrë në territorin e tyre. Gazeta braziliane Metrópoles, duke iu referuar burimeve pranë familjes Bolsonaro, shkruan se ai mund të ketë udhëtuar drejt SHBA-së. Dalja e fundit publike e Flavio Bolsonaros ishte pasditen e së hënës, kur përmes një videoje në rrjetet sociale njoftoi se i ishte ndaluar largimi nga Brazili dhe se ishte urdhëruar të dorëzonte pasaportat. Pas humbjes në balotazhin e së dielës, Bolsonaro nuk e ka njohur rezultatin e zgjedhjeve. Ai pretendon se masat ndaj tij lidhen me një deklaratë të vëllait, Eduardo Bolsonaro, i cili jeton në SHBA dhe kishte thënë përpara votimit se do të mbështeste largimin e Flavios nga Brazili në rast humbjeje. Senatori është gjithashtu nën hetim për korrupsion lidhur me financimin e filmit biografik Dark Horse, kushtuar babait të tij, Jair Bolsonaro, i cili ndodhet në arrest shtëpie për përfshirje në një komplot për grusht shteti. Flavio Bolsonaro i ka mohuar akuzat. Mandati i tij si senator përfn në janar, kur pritet të humbasë edhe imunitetin parlamentar. U.D/ReportTv.al Brazil Lula da Silva Flavio Bolsonaro Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 75.5% Jo 21.5% Nuk e di 3% Vota total: 2640 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?