Kryeministri Edi Rama, në mbyllje të fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, u bëri thirrje socialistëve që në muajt e ardhshëm të intensifikojnë komunikimin me qytetarët, veçanërisht me ata që, sipas tij, nuk janë informuar përmes mediave dhe rrjeteve sociale.
Rama theksoi se misioni i mazhorancës në këtë periudhë është të shkojë pranë të gjitha komuniteteve dhe të komunikojë drejtpërdrejt me qytetarët.
“Misioni ynë është i qartë, këta muaj janë vendimtarë për të folur me të gjithë ata që ose nuk na kanë dëgjuar, sepse mediat dhe rrjetet kanë qenë të zëna me glorifikimin e dhunës, ose nuk kanë qasje në rrjetet sociale. Pra, duhen parë ata që ecin me punë dhe përpjekje. Me ftesën që të gjithë bashkë të mos lejojmë që uji i pistë të mbysë beben, por, nga ana tjetër, të kujdesemi që të mos e hedhim beben bashkë me ujin e pistë, ju falënderoj”, u shpreh Rama në përfundim të fjalës së tij. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet Edi Ramaps
