Lajme Zone
TeknologjiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Misioni për stabilizimin e Gazës, nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes për pjesëmarrjen e Shqipërisë


Marrëveshja është nënshkruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingji dhe Komandanti i ISF, Gjeneral Major Jasper Jeffers.

Në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë është zhvilluar ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes zyrtare për pjesëmarrjen e vendit tonë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza. Marrëveshja është nënshkruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingji dhe Komandanti i ISF, Gjeneral Major Jasper Jeffers. I pranishëm ishte edhe ambasadori i SHBA në Tiranë, Eric Wendt. LEXO EDHE:Kontingjenti i parë shqiptar i helikopterëve niset në misionin e NATO-s, KFOR në Kosovë, Nufi: Angazhimi ynë mbetet i palëkundur! (VIDEO) Përmes një publikimi në rrjetin e tij social në lidhje me këtë marrëveshje, Nufi është shprehur: “Si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, Shqipëria riafirmon angazhimin e saj për të kontribuar në përpjekjet ndërkombëtare për vendosjen e paqes, garantimin e sigurisë dhe krijimin e kushteve për një stabilitet të qëndrueshëm në Gaza”, shkroi ai. Në misionin për stabilizimin e Gazës do të angazhohen 40 efektivë të Forcave të Armatosura shqiptare. Share P.J/Shqiptarja.com TAG: Gaza forca stabilizuese nderkombetare arben kingji Jasper Jeffers Eric Wendt Ermal Nufi bordi i paqes Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3% Vota total: 12646 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?