Lajme Zone
Mirditë/ Ekzekutohet Viktor Bardhi, pistë hetimi hasmëria me fisin Reçi, një i shoqëruar! Gjendet mjeti i djegur i autorëve! Brenda 3 viteve, i vranë vëllanë dhe nipin
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Mirditë/ Ekzekutohet Viktor Bardhi, pistë hetimi hasmëria me fisin Reçi, një i shoqëruar! Gjendet mjeti i djegur i autorëve! Brenda 3 viteve, i vranë vëllanë dhe nipin

Një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri mëngjesin e së enjtes në Ndërfushaz të Mirditës, pranë nënkalimit të Rrugës së Kombit. Viktima është identifikuar si Viktor Bardhi, vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në shtator të vitit 2023 në Rrëshen.65 punonte pranë Ujësjellësit të Mirditës dhe në momentin e atentatit kishte shkuar rreth 1 kilometër larg banesës së tij për të hapur ujin. Ai është qël

Një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri mëngjesin e së enjtes në Ndërfushaz të Mirditës, pranë nënkalimit të Rrugës së Kombit. Viktima është identifikuar si Viktor Bardhi, vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në shtator të vitit 2023 në Rrëshen.65 punonte pranë Ujësjellësit të Mirditës dhe në momentin e atentatit kishte shkuar rreth 1 kilometër larg banesës së tij për të hapur ujin. Ai është qëlluar me disa plumba, duke humbur jetën në vendngjarje.Trupi i pajetë është gjetur brenda automjetit tip “Benz” nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. LEXO edhe...Ekzekutimi i 65-vjeçarit, drejtori i Policisë Lezhë: Kemi një të shoqëruar (VIDEO) Pas atentatit, në fshatin Munaz të Mirditës është gjetur duke u djegur një automjet tip “Audi A4”, i cili dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes. Ermal Muça drejtor i policisë vendore Lezhë, tha në një prononcim për mediat se pas ngjarjes një person është shoqëruar në polici. Një nga banorët e zonës thotë se viktima kishte shkuar për të hapur ujin, kur është qëlluar me armë zjarri. Në vendngjarje, grupi hetimor ka sekuestruar disa gëzhoja, ndërsa paraprakisht dyshohet se autorët kanë përdorur një armë me silenciator, e cila mund të jetë dëmtuar gjatë të shtënave. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kontrollet në zonë për të identifikuar autorët dhe për të gjetur gjurmë që mund të çojnë në zbardhjen e atentatit. Ndërkohë pista kryesore e hetimeve lidhet me hakmarrjen, pasi në tre vitet e fundit janë vrarë edhe dy persona të tjerë të fisit Bardhi. Bëhet fjalë për Martin Bardhin, i ekzekutuar në Rrëshen në vitin 2023, dhe Kristjan Bardhin (Marku), i vrarë në Novoselë të Vlorës. "Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia. Lajm në përditësim... Ora 11:35 Ekzekutimi i 65-vjeçarit, drejtori i Policisë Lezhë: Kemi një të shoqëruar (VIDEO) Një i shoqëruar në polici pas vrasjes së 65-vjeçarit në Mirditë. Kështu tha drejtori i policisë Lezhë Ermal Muça në një prononcim për mediat.“Rreth orës 08:55 jemi njoftuar për një ngjarje të rëndë, vrasjen e një shtetasi në makinën e tij. Rreth 20 minuta më vonë kemi gjetur një makinë të djegur. Kemi një të shoqëruar”, tha drejtori i policisë Lezhë Ermal Muça. Share Ora 10:58 Ekzekutimi i 65-vjeçarit në Mirditë, banori: Punonte te ujësjellësi, e vranë ndërsa shkonte të hapte ujin (VIDEO) Një banor i zonës ka thënë për Report Tv, se 65-vjeçari punonte te ujësjellësi. Ndërsa tregon se e përshëndeti, banori shprehet se po shkonte të hapte ujin kur e vranë.“Jam përshëndetur kalimthi sot. Ai po shkonte të hapte ujin, punonte me ujësjellësin. Ishte duke shkuar atje por e vranë. Ai ka qenë burrë nuk është ruajtur kurrë”, tha një banor i zonës. Share Ora 10:38 Breshëri plumbash në pjesën e përparme, Report Tv siguron pamjet e makinës së 65-vjeçarit të ekzekutuar Report Tv ka siguruar pamjet e makinës së Viktor Bardhit që u ekzekutua sot në Mirditë.Siç shihet edhe nga foto makina tip ‘Benz’ e 65-vjeçarit është qëlluar me breshëri plumbash në pjesën e përparme. Ndërsa pas atentatit makina është përplasur me barrierat e urës.Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje. Share Ora 10:03 Ekzekutimi i Viktor Bardhit në Mirditë, Report Tv sjell pamjet nga mjeti i autorëve duke u djegur (VIDEO) Report Tv sjell pamjet e mjetit të autorëve të vrasjes së Viktor Bardiit në Mirditë paraditen e së enjtes.Mjeti i autorëve u gjet në fshatin Munaz Rubik Share Ora 09:54 SKEDA/ Historiku i përplasjeve mes fisit Reçi e Bardhi, si nisi kalvari i ekzekutimeve në vitin 2016 Vrasja e 69-vjeçarit Viktor Bardhi këtë të enjte në Mirditë dyshohet të jetë vijimësi e një kalvari të gjatë konfliktesh që janë mbyllur me shumë viktima. E fundit përplasje plumbash mes fiseve vrasja e nipit të Viktor Bardhit, Kristiani i cili u ekzekutua në janar 2025, ngjarje për të cilë u shoqërua edhe nipi i Kastriot Reçit.9 shtator 2016Gjithçka ka nisur më 9 shtator 2016, mes fiseve Reçi e Gjini në Rrëshen, konflikt që do të pasonte shumë viktima. Atë ditë u vra Saimir Jaku, ish-drejtor i linjës së Tensionit të Lartë për veriun në OSHEE. Ai u qëllua për vdekje me kallash kur pinte kafe në lokal.28 prill 2017Më 28 prill 2017 u vra në Romë të Italisë, Gasper Reçi, 43 vjeç. Sipas autoriteteve dyshohej se vrasja e Gasper Reçit të vinte si hakmarrje për ekzekutimin e Saimir Jakut.6 shtator 2017Nuk kaloi shumë dhe më 6 shtator 2017 në Belgjikë, u vra Kreshnik Gjini, nipi i Saimir Jakut. Dyshimet e policisë belge ishin se ngjarja vinte si hakmarrje për vrasjen e Gasper Reçit në Itali. Gjini u vra në komunën e Forestit të Belgjikë, nga persona të maskuar, të cilët qëlluan drejtë tij dhe humbi jetën menjëherë. Familja Bardhi dhe Gjini, njihen për miqësitë me njëra- tjetrën.13 gusht 2019Në sy të dy fëmijëve u ekzekutua më 13 gusht 2019 Armando Gjini, i njohur me emrin Tonin Gjini. Ai u qëllua disa herë, ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij përballë katedrales. Viktima ishte person i njohur në qytetin e Rrëshenit, kjo edhe për shkak të arrestimit të tij në vitin 2018 dhe vendosjes së eksplozivit në makinë pak kohë para vrasjes.7 janar 2020Kastriot Reçi u ekzekutua me armë zjarri përpara lokalit të tij në qendër të Rrëshenit, teksa rihapi plagën e vjetër të hakmarrjes në Mirditë në fillim të 2020-ës. Emri i tij ishte lakuar prej kohësh për trafikim droge, edhe pse në fakt nuk ishte skeduar asnjëherë. Reçi u ekzekutua në një plan të mirëorganizuar me një plumb të vetëm në zemër, me snajper, që dyshohet vrasës me pagesë. Pasi takon një grua e cila mbante përdore një fëmijë në shëtitoren e qytetit, qëllohet dhe bie menjëherë në tokë.15 shtator 2020Mbi urën e Nisharakut në Tiranë u tentua më 15 shtator 2020 eliminimi fizik i Preng Gjinit. Në makinën me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli 400 gramë C4, në pjesën e përparme, me shpërthim të kontrolluar në distancë. Atentati që atëherë u dyshua se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve, por në deklaratën e bërë nga vetë Gjini më vonë e mohoi.15 dhjetor 2020Anton Keli u ekzekutua më 15 dhjetor 2020 duke zbritur nga makina në Rrëshen. Pasi u qëllua lëvizi në këmbë për disa metra, hyri në një markat i plagosur. Ka qenë shitësja ajo që ka lajmëruar policinë dhe ambulancën, por nuk mundi të mbijetojë. 51-vjeçari u qëllua me pistoletë nga një distancë e afërt dhe një nga plumbat e preku gjoks. Keli ishte kushëriri i Armando dhe Preng Gjinit. Vrasja e tij dyshohet se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi.26 shtator 2023Martin Bardhi u qëllua me breshëri plumbash në lokalin e tij në shtator. Ai ndodhej në tavolinë me 3 të afërm të tij, kur 2 autorë të maskuar zbritën nga një mjet dhe qëlluan me breshëri kallashi. Një muaj para se të vritej, Martin Bardhi kishte dalë nga paraburgimi i Lezhës, i arrestuar për një tentativë për të vrarë Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit.13 janar 2025Kristian Bardhi allias Marku u ekzekutua në aksin Fier-Vlorë pasditen e 13 janarit 2025. Autorët që dyshohet se kanë qenë 3, i kanë zënë pritë në mbikalimin e Novoselës dhe më pas e qëlluan më shumë se 13 herë me armë pistoletë. Share Ora 09:27 U ekzekutua sot në Mirditë, Viktor Bardhit 3 vite më parë iu vra i vëllai, në 2025 nipi! Kalvari i hakmarrjes mes fiseve Bardhi e Reçi Martin Bardhi dhe Kristian BardhiNjë kalvar përplasje mes fisit Bardhi dhe Reçi në Rrëshen ka prodhuar shumë viktima ndër vite. I radhës që humbi jetën ishte Viktor Bardhi, 65 vjeç, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushaz. Vetëm 3 vite më parë, Bardhit i ishte ekzekutuar i vëllai, i cili po ashtu dyshohet se u u vra për hakmarrje në shtator 2023. Martin Bardhi u qëllua me breshëri plumbash në lokalin e tij, i sapo dalë nga burgu. Ai ndodhej në tavolinë me 3 të afërm të tij, kur 2 autorë të maskuar zbritën nga një mjet dhe qëlluan me breshëri kallashi. Martin Bardhi mbeti i vrarë në vend, ndërsa tre të afërmit e tij u plagosën. Një muaj para se të vritej, Martin Bardhi kishte dalë nga paraburgimi i Lezhës, i arrestuar për një tentativë për të vrarë Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit, i vrarë me snajper në qendër të Rrëshenit në janar të vitit 2020.Ndërkohë në janar 2025, Viktor Bardhit i ekzekutuan edhe nipin, Kristian Bardhi allias Marku. I riu u ekzekutua në aksin Fier-Vlorë pasditen e 13 janarit 2025, ndërsa autorët që dyshohet se kanë qenë 3, i kanë zënë pritë në mbikalimin e Novoselës. Nga kjo pikë, autorët e kanë ndjekur me makinë dhe më pas e qëlluan më shumë se 13 herë me armë pistoletë ose automatik të vogël tip Shars. I riu mori 3 plumba në trup dhe makina që udhëtonte, pas atentatit është përplasur disa herë me trafikndarësin, deri sa ka ndaluar.Në vitin 2023, Kristian Marku është skeduar nga policia si i dyshuar për një tentativë për të ekzekutuar nipin e Kastriot Reçit, Saimir Reçin në 26 marsin e dy viteve më parë. Policia nuk arriti të provonte përfshirja e tij në këtë ngjarje dhe arriti të fitojë lirinë. Por pas kësa tentative për vrasje, të riut ii vranë xhaxhanë Martin Bardhi. Share P.J/Xh.K/ReportTv.al vrasja e viktor bardhit mirdite Lezhe viktor bardhi Komento Komente Lezhjani: 03/09/2026 12:08 Son R. nuk ndalet, e ka ndare mendjen ti shkoj deri ne fund, nese shteti nuk nderhyn nuk do ndalen vrasjet Përgjigju Alb: 03/09/2026 10:31 Kjo ashte demokracia Përgjigju O Zot!: 03/09/2026 11:16 Nuk eshte demokracia, eshte njeriu i eger malor me tru njeqelizor qe fatkeqesisht eshte lene i lire te beje c'te doje! Te vazhdojne keshte se vetepastrohet shoqeria dhe behet me e mire kur ikin kafshet! Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 73.7% Të gabuar 21.8% Nuk e di 4.5% Vota total: 685 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?