Lajme Zone
Miratohen në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Specialen, protestuesit e përshëndesin vendimin
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Miratohen në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Specialen, protestuesit e përshëndesin vendimin

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.Në votim morën pjesë 91 deputetë dhe të gjithë votuan pro, pa asnjë votë kundër apo abstenim. Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim. Projektligji kishte kaluar paraprakisht edhe në Komisionin për Legjislacion, ku ishte miratuar unanimisht nga deputetët e pranishëm.Pas miratimit në lexim të parë, projektligji duhet të kalojë edhe në lexim të dytë për t’u miratuar përfundimisht.Ndryshimet në ligj janë propozuar pasi Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan në shkallë të parë me gjithsej 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.Qytetarët po kërkojnë miratimin edhe në lexim të dytë të Ligjit, duke qëndruar para Kuvendit të Kosovës. Telegrafi do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për zhvillimet nga seanca. Postet: Mbylle 07/10/2026 • 00:20Miratohen në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Specialen06/10/2026 • 22:32Flamuri gjigant i UÇK-së në protestën në Prishtinë06/10/2026 • 22:04Vazhdon protesta para Kuvendit, qytetarët hedhin mjete piroteknike drejt hyrjes06/10/2026 • 22:03Flasin protestuesit: Do të vazhdojmë deri në miratim të ndryshimeve të Ligjit për Specialen06/10/2026 • 21:56Rrustemi nga Kuvendi: Jemi të gjithë këtu, presim reflektim nga opozita06/10/2026 • 19:27Haziri u bën thirrje protestuesve: Mos i hidhni mjetet piroteknike në drejtim të Policisë06/10/2026 • 19:02Djali i Thaçit dhe i Veselit në protestën para Kuvendit06/10/2026 • 15:48Kurti i bën ofertë të re PDK-së: Na i siguroni gjysmën e votave për Bekim Sejdiun, ejani e kalojmë ligjin për Specialen06/10/2026 • 15:30Kurti: Duhet ta heqim presionin e zgjedhjes së presidentit dhe të fokusohemi te krerët e UÇK-së06/10/2026 • 14:15Zhvillimet e fundit, Kurti konferencë në ora 15:0006/10/2026 • 14:04Fillojnë të hyjnë ministrat dhe deputetët e LVV-së06/10/2026 • 13:47KMDLNj kërkon hetim urgjent ndaj Policisë për ndërhyrjen në protestat e 5 tetorit06/10/2026 • 13:43Berisha thirrje deputetëve të Kuvendit: Ejani ta votojmë Ligjin për Specialen06/10/2026 • 13:02Protestuesit ia thonë këngës nga sheshi "Ibrahim Rugova"06/10/2026 • 12:52Pas tensioneve në protesta, Sindikata e Policisë del me reagim06/10/2026 • 12:39Protestuesit para Kuvendit të Kosovës06/10/2026 • 12:35Abdixhiku: Të jesh LDK do të thotë ta mbash kokën lart, na keni ngatërruar me mercenarët06/10/2026 • 12:27Jashari: Sheshet janë të mbushura me “Jo në emrin tim”, institucionet të marrin vendimin e duhur06/10/2026 • 12:17Nis protesta në Prishtinë06/10/2026 • 10:54Hamza: Mungon vullneti politik për miratimin e ligjit, çështja e presidentit është e ndarë06/10/2026 • 10:01Qorrolli: Sot nuk është dita për ta çuar shtetin në prapakthim, ta votojmë Presidentin dhe Projektligjin për Specialen06/10/2026 • 09:15Çitaku, Kurtit: Eja në Kuvend, ta votojmë ligjin – mos nxit, mos provoko06/10/2026 • 07:36Edhe sot protestë në Prishtinë, pas një nate të tensionuar dhe disa të lënduarve05/10/2026 • 23:15Fitore Pacolli: Si do t’i mbrojnë krerët e UÇK-së pa president e në fushatë zgjedhore?05/10/2026 • 23:11Rexhepi reagon pas incidentit para Kuvendit05/10/2026 • 23:09Hamza: Ligji për Specialen i tejkalon përmasat e një partie05/10/2026 • 22:14Abrashi: Ligji për Specialen asnjëherë në rrezik- i ka 90 vota, presidenti nuk i ka 80 vota05/10/2026 • 22:01Tahiri: Në Kuvend janë vetëm deputetët e PDK-së dhe Aleancës05/10/2026 • 20:30Protesta e tensionuar në Prishtinë, reagon Policia05/10/2026 • 20:06Haradinaj në protestë: Fatkeqësi e madhe mosvotimi i ligjit, po gëzohet Beogradi05/10/2026 • 19:51Autoambulanca pranë Kuvendit, deputetët raportojnë se gazi lotsjellës ka depërtuar brenda05/10/2026 • 19:38PDK thirrje LVV-së: Ejani ta votojmë ligjin para se të shpërndahet eventualisht Kuvendi05/10/2026 • 19:36Çlirim Haziri për zyrtarët policorë: Sot i nënshtrohen urdhrave të Albin Kurtit dhe Qeverisë05/10/2026 • 19:31Deputetët e LVV-së nisin të dalin nga Kuvendi05/10/2026 • 19:23Ligji për Specialen, tension jashtë Kuvendit - hidhet gazlotsjellës05/10/2026 • 14:01Kuvendi publikon Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Specialen05/10/2026 • 13:30Protesta vazhdon para Kuvendit, hidhen mjete piroteknike05/10/2026 • 11:40Çlirim Haziri pas kalimit të ligjit: Nuk zmbrapsemi deri sa të kalojë edhe në lexim të dytë05/10/2026 • 11:24Jashari pas votimit në Kuvend: Qëndrojmë në kërkesën tonë, kërkojmë shfuqizimin e Speciales05/10/2026 • 11:23Miratohet në lexim të parë Ligji për Specialen05/10/2026 • 11:02Kurti: Mbështesim në lexim të parë Ligjin për Specialen, por nuk jemi të bindur për dobinë e tij05/10/2026 • 11:01Haradinaj: Aleanca e voton ligjin për Specialen, kërkojmë që të përfjë sot në dy leximet05/10/2026 • 10:57Lushaku: LDK nuk mund të bëhet pjesë e kësaj nisme, rrezikon pasoja për Kosovën05/10/2026 • 10:56Nagavci: Ndryshimi i ligjit sot nuk i kthen ish-drejtuesit e UÇK-së në atdhe, nuk e zhbën dëmin05/10/2026 • 10:45Hamza kërkon unitet nga deputetët për Ligjin e Speciales: Nuk është ligj i PDK-së05/10/2026 • 10:28"Para çdo vendimmarrjeje të dëgjohen ekspertët juridikë", avokati Arianit Koci flet për Ligjin për SpecialenGruda në Kuvend: Projektligji synon të kufizojë juridiksionin e Speciales05/10/2026 • 10:26Nis seanca05/10/2026 • 10:19Në karrigen e ministres së Drejtësisë vendoset emblema e UÇK-së05/10/2026 • 10:07Krasniqi kundër qëndrimit të LVV-së për Ligjin për Specialen: Po i bie që e pranon këtë gjykatë - e rëndë për aktivistët05/10/2026 • 09:52Çlirim Haziri: Asnjë deputet nuk do të dalë nga Kuvendi pa e votuar ligjin05/10/2026 • 09:48"Nuk do të thyhet asnjë xham..." Gucati bisedon me zyrtarin policor - kërkon të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit deri në votimin e Ligjit për Specialen05/10/2026 • 09:47Tension në protestën para Kuvendit - protestuesit shtyhen me policinë, bllokohet hyrja me një kamion05/10/2026 • 09:26Deputetët mblidhen në Kuvend, pritet nisja e seancës05/10/2026 • 09:14Ismaili: Krejt Kosova po pret ligjin për UÇK-në05/10/2026 • 08:43Hapi i parë u kalua, Komisioni për Legjislacion miraton Ligjin për Specialen05/10/2026 • 08:33Mblidhet Komisioni për Legjislacion, shqyrton Projektligjin për Specialen05/10/2026 • 08:23Deliu nga Kuvendi: Sot jemi këtu për UÇK-në05/10/2026 • 08:23Që nga mbrëmë para Kuvendit, protestuesve u bashkohen nxënës e studentë në mbështetje të UÇK-së05/10/2026 • 08:02PDK reagon para seancës për Ligjin e Speciales: Për UÇK-në, për çlirimtarët, për drejtësinë05/10/2026 • 07:52Deputeti i Aleancës: Ligjin për Specialen duhet ta votojmë në të dy leximet05/10/2026 • 07:42Në mbështetje të protestës për UÇK-në, studentët thirrje për mobilizim sot në ora 08:0005/10/2026 • 07:26Në ora 08:00, Komisioni për Legjislacion shqyrton Ligjin për Specialen 65 poste Listo sipas Me te rejat ne fillim Me te vjetrat ne fillim 07/10/2026 • 00:20Miratohen në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Specialen Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.Pas votimit të amendamenteve, projektligji mori 88 vota për.Me këtë votim, Kuvendi përmbylli shqyrtimin e projektligjit, i cili ishte miratuar në lexim të parë më 5 tetor. 06/10/2026 • 22:32Flamuri gjigant i UÇK-së në protestën në Prishtinë Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shpalosur gjatë protestës që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.Flamuri i madh i UÇK-së është vendosur në mesin e protestuesve, të cilët janë mbledhur për të kërkuar miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.Protesta po zhvillohet pranë objektit të Kuvendit të Kosovës, ndërsa qytetarët po kërkojnë që deputetët ta votojnë ligjin në lexim të dytë. 06/10/2026 • 22:04Vazhdon protesta para Kuvendit, qytetarët hedhin mjete piroteknike drejt hyrjes Shumë qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, pranë hyrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku po vazhdon protesta me kërkesën për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.Protestuesit po qëndrojnë në hapësirën para objektit të Kuvendit, duke kërkuar nga deputetët që ndryshimet në ligj të miratohen në lexim të dytë.LAJMI I PLOTË 06/10/2026 • 22:03Flasin protestuesit: Do të vazhdojmë deri në miratim të ndryshimeve të Ligjit për Specialen Qytetarë të mbledhur në protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kërkojnë miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshime-plotësime të Ligjit për Specialen në Hagë, duke bërë thirrje për vazhdimin e protestave deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.Hajdin Daga nga Lipjani, pensionist në Zvicër, tha për Kosovapress se kishte dalë në protestë për të përkrahur kauzën, duke shprehur kritika ndaj zhvillimeve të fundit politike.“Unë jam një pensionist nga Zvicra. Këtu duhet dy milionë shqiptarë me e pa se ky njeri nuk lejon, ky do të shpallet mbreti i shqiptarëve, ky kryeministër i sotshëm. Unë kam dalë me përkrah këtë ligj se mbrëmë kam qarë kur e bëri atë marrëveshje Rrahman Rama me komandantin e policisë. Kam qarë si fëmija para gruas dhe fëmijëve të mi. Kurrë nuk kam menduar që do të kemi një marrëveshje shtetërore dhe patriotike shtetërore. Janë policët tanë, kush e pruri ata, UÇK-ja. Këto tri shkronjat, unë s’kam pasur fatin me qenë në luftë, sot kam fatin ta përkrah këtë ligj, për ta kaq munda të bëj”, u shpreh qytetari.Ndërsa, Veli Morina nga Klina tha se protestuesit do të qëndrojnë në shesh, duke protestuar derisa të miratohet Ligji për Specialen.“Ja fitohet ligji, ja bie qeveria. Nuk munden me i bërë votat. Prapëseprapë kemi me dalë në rrugë. Sheshi është i bllokuar këtu, kemi me qëndruar sonte. Prej mbrëmë jemi këtu”, tha Morina.Edhe Përparim Berisha nga Grabovci tha se ka ardhur nga Gjermania për të marrë pjesë në protestë dhe se do të qëndrojë në shesh deri në zgjidhjen e çështjes.“Unë jam qe 33 vjet në Gjermani. Prej datës 16 jam këtu në shesh dhe do të rri në shesh deri të zgjidhet ligji. Do të rri në shesh për të drejtat e UÇK-së, për çlirimtarët tanë, që ata të vijnë të lirë në vendin tonë. Kjo është e pakta që mundemi me bo për ta”, tha Berisha.Ndërsa, Shaban Shabani nga Komuna e Drenicës tha se protestat janë e vetmja rrugë për të kërkuar zgjidhje.“Veç me protesta s’ka tjetër zgjidhje s’po duan marrëveshje. Duhen protesta derisa të na lirohen çlirimtarët e Kosovës”, tha Shabani.Protestat “Jo në emrin tim” po mbahen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë qysh nga 16 shtatori, kur në Hagë Gjykata Speciale shpalli aktgjykimin dënues për katër drejtuesit e UÇK-së. 06/10/2026 • 21:56Rrustemi nga Kuvendi: Jemi të gjithë këtu, presim reflektim nga opozita Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se deputetët janë në Kuvend dhe po presin reflektimin e opozitës për të vazhduar me seancën, ku fillimisht do të votohej Ligji për Dhomat e Specializuara dhe më pas presidenti.Rrustemi, në “Debat Plus”, u shpreh se në këtë mënyrë synohet që vendit t’i sigurohen institucione stabile, si dhe një ligj dhe strategji shtetërore për t’u përballur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale.Lajmi i plotë 06/10/2026 • 19:27Haziri u bën thirrje protestuesve: Mos i hidhni mjetet piroteknike në drejtim të Policisë Çlirim Haziri nga iniciativa “Jo në emrin tim”, gjatë protestës para Kuvendit të Kosovës, u ka bërë thirrje protestuesve që të vazhdojnë qëndrimin në shesh, duke kërkuar njëkohësisht që mjetet piroteknike të mos hidhen në drejtim të Policisë së Kosovës.Haziri tha se protestuesit duhet të qëndrojnë të qetë dhe të vazhdojnë protestën, ndërsa iu drejtua edhe deputetëve, duke iu referuar përfundimit të mandatit të tyre në mesnatë.“Nëse vazhdojmë të qëndrojmë këtu në shesh derisa politika jonë të na shohë. Ju kanë mbetur vetëm edhe pak orë e në orën 00:00 t’ju themi nuk do të jeni deputetë. Do të jeni qytetarë të thjeshtë, sepse përfn mandati i tyre”, tha Haziri.Ai kërkoi nga protestuesit që të kenë kujdes me mjetet piroteknike dhe të mos i përdorin ato kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.“Ju lutem të keni kujdes me mjetet piroteknike, mos i hidhni në drejtim të policisë”, u shpreh ai.LAJMI I PLOTË 06/10/2026 • 19:02Djali i Thaçit dhe i Veselit në protestën para Kuvendit Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, dhe djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Klestor Veseli, i janë bashkuar protestës që po mbahet para objektit të Kuvendit të Kosovës.Protesta është organizuar nga “Jo në emrin tim”, ndërsa organizatori Çlirim Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit pa dallime politike apo partiake.Haziri tha se protesta ka për qëllim mbështetjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara, sipas tij, nuk duhet të trajtohet si pjesë e pazareve politike.“Ejani në shesh, pa dallime partie, pa dallime bindje politike, pa dallime mes nesh. Kjo protestë është për UÇK-në, për gjakun e derdhur për liri, është për historinë tonë, e cila nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet si çështje e pazareve politike”, deklaroi Haziri.Ai theksoi se protesta nuk është organizim i një partie apo grupi të caktuar, duke e cilësuar kërkesën për miratimin e ligjit si emergjente.“Për ne, ky ligj është emergjencë. Kjo protestë nuk është e një partie, kjo protestë nuk është e një grupi, nuk është pronë e askujt”, tha ai.Haziri iu drejtua edhe kryeministrit Albin Kurti, duke deklaruar se protestuesit kanë qëndruar në shesh për 21 ditë dhe se do të vazhdojnë protestën deri në marrjen e një përgjigjeje për kërkesën e tyre.“Kryeministër, ne jemi këtu, kemi qëndruar dje këtu, kemi qëndruar që 21 ditë dhe do të vazhdojmë të jemi këtu derisa kërkesa jonë të marrë përgjigje”, u shpreh ai.Në fund, Haziri kërkoi nga deputetët që ta miratojnë Projektligjin për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar atë si “Ligjin për UÇK-në”.“Ne kemi një kërkesë të qartë: votojeni Ligjin për Dhomat e Specializuara, votoje Ligjin për UÇK-në”, tha Haziri.Protesta po vazhdon para Kuvendit të Kosovës, ndërsa pjesëmarrësit po qëndrojnë në zonën përreth objektit të Kuvendit. 06/10/2026 • 15:48Kurti i bën ofertë të re PDK-së: Na i siguroni gjysmën e votave për Bekim Sejdiun, ejani e kalojmë ligjin për Specialen Kurti i bën ofertë të re PDK-së: Na i siguroni gjysmën e votave për Bekim Sejdiun, ejani e kalojmë ligjin për Specialen Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë një ofertë të re ndaj Partisë Demokratike të Kosovës për tejkalimin e ngërçit rreth zgjedhjes së presidentit.Në konferencën për media, Kurti tha se, duke qenë se afati për zgjedhjen e presidentit është në orët e fundit, Vetëvendosje po i propozon PDK-së një marrëveshje konkrete.Lajmi i plotë>>> 06/10/2026 • 15:30Kurti: Duhet ta heqim presionin e zgjedhjes së presidentit dhe të fokusohemi te krerët e UÇK-së Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur konferencë për media pak orë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e presidentit, në një kohë kur dështimi i procesit do ta çonte vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.Nëse presidenti nuk zgjidhet deri në mesnatë, Kosova do të përballej me një tjetër proces zgjedhor, që do të ishte i katërti parlamentar brenda rreth dy vitesh.Lajmi i plotë>>> 06/10/2026 • 14:15Zhvillimet e fundit, Kurti konferencë në ora 15:00 Kryeministri i vendit, Albin Kurti do të mbajë një konferencë për media në ora 15:00. Kjo pas zhvillimeve të fundit në vend, gjersa sot është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit. 06/10/2026 • 14:04Fillojnë të hyjnë ministrat dhe deputetët e LVV-së Kabineti qeveritar dhe deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar të hyjnë një Kuvend.Nga Kuvendi ende nuk ka njoftim për mbajtjen e seancës. Sot është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit. Nëse deri në mesnatë nuk zgjidhet presidenti vendi shkon në zgjedhje. 06/10/2026 • 13:47KMDLNj kërkon hetim urgjent ndaj Policisë për ndërhyrjen në protestat e 5 tetorit KMDLNj ka kërkuar hetim urgjent nga Inspektorati Policor i Kosovës për ndërhyrjen e Policisë ndaj protestuesve më 5 tetor në Prishtinë. Sipas organizatës, Policia përdori gaz lotsjellës, topa uji dhe dhunë joproporcionale, pa paralajmërim.KMDLNj pretendon se ndërhyrja rrezikoi edhe kalimtarë të rastit dhe se përdorimi i dhunës ishte i panevojshëm.Organizata ka kërkuar edhe që drejtori i Policisë dhe ministri i Punëve të Brendshme të raportojnë para komisioneve parlamentare.Në fund, KMDLNj u ka bërë thirrje politikanëve të gjejnë zgjidhje dhe të ulin tensionet. 06/10/2026 • 13:43Berisha thirrje deputetëve të Kuvendit: Ejani ta votojmë Ligjin për Specialen Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, ka thënë se votimi i Projektligjit për ndryshimin e ligjit për Dhomat Speciale është detyrë dhe obligim i deputetëve.Ai, në një konferencë të jashtëzakonshme të martën, ka thënë se deputetët duhet të shkojnë menjëherë në seancë dhe të procedojnë me ligjin. 06/10/2026 • 13:02Protestuesit ia thonë këngës nga sheshi "Ibrahim Rugova" 06/10/2026 • 12:52Pas tensioneve në protesta, Sindikata e Policisë del me reagim Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit gjatë protestave në Prishtinë, duke shprehur mbështetje për zyrtarët policorë të angazhuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.Në një komunikatë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, Sindikata ka theksuar se e drejta për protestë, shprehje të lirë dhe tubim paqësor është e drejtë themelore dhe duhet të respektohet e të garantohet.Lajmi i plotë>>> 06/10/2026 • 12:39Protestuesit para Kuvendit të Kosovës Ka nisur tashmë protesta para Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protestuesit po kërkojnë miratimin në lexim të dytë të Ligjit për Specialen. 06/10/2026 • 12:35Abdixhiku: Të jesh LDK do të thotë ta mbash kokën lart, na keni ngatërruar me mercenarët Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia që ai drejton e ka të qartë orientimin e saj politik, duke e lidhur atë me vizionin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, si dhe me raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në një reagim, Abdixhiku ka thënë se LDK-ja e sheh Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si pjesë të historisë së saj dhe ka kundërshtuar, siç u shpreh, përvetësimin e kësaj historie nga të tjerët.Lajmi i plotë>>> 06/10/2026 • 12:27Jashari: Sheshet janë të mbushura me “Jo në emrin tim”, institucionet të marrin vendimin e duhur Xhavit Jashari nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë thirrje për bashkim dhe unifikim, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës që të marrin, siç tha ai, vendimin e duhur lidhur me Gjykatën Speciale.Jashari tha se kërkesa e tyre ka qenë për bashkim dhe unifikim, ndërsa theksoi se sheshet janë mbushur me mbishkrimin “Jo në emrin tim”.Lajmi i plotë>>> 06/10/2026 • 12:17Nis protesta në Prishtinë Edhe sot ka nisur protesta në Prishtinë, ku protestuesit po kërkojnë miratimin e Ligjit për specialen edhe në lexim të dytë. 06/10/2026 • 10:54Hamza: Mungon vullneti politik për miratimin e ligjit, çështja e presidentit është e ndarë Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza para mbledhjes së partisë ka deklaruar se nuk ka pasur komunikim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti për çështjen e miratimit të ligjit dhe ka kërkuar që Kuvendi të thërrasë seancën për votimin e tij në lexim të dytë.Hamza tha se, sipas tij nuk ekziston asnjë pengesë procedurale për përfundimin e procesit, pasi ligji tashmë ka kaluar leximin e parë.Artikullin e plotë e keni këtu 06/10/2026 • 10:01Qorrolli: Sot nuk është dita për ta çuar shtetin në prapakthim, ta votojmë Presidentin dhe Projektligjin për Specialen Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli ka bërë thirrje që Kuvendi i Kosovës të votojë Presidentin e Republikës dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.Qorrolli i ka cilësuar këto dy çështje si pjesë të të njëjtit detyrim institucional, duke argumentuar se vendit i nevojiten institucione funksionale dhe vendimmarrje.Artikullin e plotë e keni këtu 06/10/2026 • 09:15Çitaku, Kurtit: Eja në Kuvend, ta votojmë ligjin – mos nxit, mos provoko Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të shkojnë në Kuvend dhe ta votojnë ligjin.Çitaku në një postim në Facebook shkruan se sot nuk duhen përplasje, por qetësi dhe guxim politik.Lajmi i plotë këtu: 06/10/2026 • 07:36Edhe sot protestë në Prishtinë, pas një nate të tensionuar dhe disa të lënduarve Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe për sot ka thirr protestë në Prishtinë.OVL e UÇK-së ka bërë thirrje qytetarëve dhe kategorive të dala nga lufta e UÇK-së që qysh në orët e mëngjesit të jenë në sheshin e Prishtinës. Lajmi i plotë këtu: 05/10/2026 • 23:15Fitore Pacolli: Si do t’i mbrojnë krerët e UÇK-së pa president e në fushatë zgjedhore? Pacolli ka ngritur pikëpyetje se si mund të mbrohen ata në Hagë pa funksionalizimin e institucioneve dhe në një situatë ku vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve.“E qysh po ua merr mendja me i mbrojtë ata në Hagë, pa president e në fushatë zgjedhore?”, ka shkruar Pacolli.Ajo ka akuzuar kundërshtarët politikë se po e përdorin çështjen e ish-krerëve të UÇK-së për qëllime elektorale.Lajmi i plotë 05/10/2026 • 23:11Rexhepi reagon pas incidentit para Kuvendit Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot para Kuvendit të Kosovës, ku, sipas tij, u përball me një akt të papranueshëm nga disa protestues.Rexhepi ka thënë se ngjarja e ka prekur edhe për shkak të historisë së familjes së tij dhe kontributit të saj në luftën e UÇK-së dhe në rrugën drejt lirisë së Kosovës.“Ajo që ndodhi sot më dhemb. Jo vetëm për atë që më ndodhi mua, por sepse akte të tilla nuk i bëjnë nder as Kosovës, as sakrificës së popullit tonë dhe as vlerave për të cilat luftuam”, ka shkruar Rexhepi.Ai ka thënë se veprime të tilla, sipas tij, nuk i bëjnë nder as personave që ndodhen në Hagë dhe po përballen me proces gjyqësor.Rexhepi ka bërë të ditur se disa persona të identifikuar kanë kërkuar takim me të për t’i kërkuar falje, por ka theksuar se kjo nuk e mbyll rastin.“Kërkimi i faljes është zgjedhje personale e secilit, por kjo nuk e mbyll rastin”, ka shkruar ai.Deputeti ka pretenduar gjithashtu se tashmë dihet edhe personi që, sipas tij, ka urdhëruar sulmin.Rexhepi ka bërë të ditur se rastin do ta procedojë më tej në organet kompetente të rendit dhe drejtësisë. 05/10/2026 • 23:09Hamza: Ligji për Specialen i tejkalon përmasat e një partie Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është bashkuar protestës së sotme, duke kërkuar miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.Hamza tha se qytetarët po kërkojnë nga Kuvendi që ta miratojë këtë projektligj, duke theksuar se çështja, sipas tij, tejkalon interesat e një partie politike.“Ligji është domosdoshmëri. Nuk ka asnjë arsye që ligji të mos aprovohet në dy lexime. Ligji nuk ka të bëjë me një parti politike, ka të bëjë me një çështje që i kalon përmasat e një partie”, deklaroi Hamza.Ai shtoi se miratimi i këtij ligji lidhet me, siç u shpreh, mbrojtjen e së kaluarës, historisë dhe të ardhmes.“Ka të bëjë me mbrojtjen e të kaluarës, të historisë, tash edhe të ardhmes”, tha kryetari i PDK-së.Hamza iu bashkua protestuesve në ditën kur po kërkohet që Kuvendi i Kosovës të shqyrtojë dhe miratojë ndryshimet ligjore që lidhen me Dhomat e Specializuara 05/10/2026 • 22:14Abrashi: Ligji për Specialen asnjëherë në rrezik- i ka 90 vota, presidenti nuk i ka 80 vota Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i ka cilësuar të pakuptueshme kushtëzimet e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit.Abrashi ka thënë se LVV-ja asnjëherë nuk e ka lidhur çështjen e presidentit me votimin e ligjit.“Kurrë ne nuk e kemi lidhur çështjen e presidentit me votimin e ligjit”, ka deklaruar Abrashi.Lajmi i plotë 05/10/2026 • 22:01Tahiri: Në Kuvend janë vetëm deputetët e PDK-së dhe Aleancës Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri bashkë me Altin Krasniqin, djalin e Jakup Krasniqit kanë dalë te protestuesit dhe janë deklaruar.Tahiri nga aty ka ftuar sërish deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti, që të vijnë në Kuvend dhe të votojnë edhe në lexim të dytë për ndryshimet në Ligjin për Specialen.Tahiri gjithashtu ka thënë se aktualisht në ambientet e Kuvendit të Kosovës janë të gjithë deputetët e PDK-së dhe Aleancës, por nuk janë ata të Vetëvendosjes apo Lidhjes Demokratike të Kosovës.“Qytetarët me të drejtë kanë kërkuar që deputetët të qëndrojnë në Kuvendin e Kosovës. Do të jemi edhe në shesh edhe në Kuvendin e Kosovës deri në minutat e fundit sa të përfjë mandati. Janë të gjithë deputetët e PDK-së dhe Aleancës. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Tahiri.Tahiri ka bërë thirrje sërish që ndryshimi i Ligjit për Specialen të mos përzihet me çështjen e presidentit.“Kanë mbetur vetëm edhe disa orë. Krejt çka po kërkojmë është që Albin Kurti dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të kthehen në Kuvendin e Kosovës. Ligji është obligim kombëtar të votohet, është urgjencë. Po tentohet të krijohet si pazar politik çështja e presidentit. Ligji është obligim kombëtar, presidenti përgjegjësi politike. Në këto rrethana është shumë e rëndësishme të krijohet konsensus. E rëndësishme është që Ligji të votohet por nuk duhet të lidhet me çështjen e presidentit”, ka thënë Tahiri.Edhe Krasniqi ka thënë se të gjithë deputetët duhet të jenë në Kuvendin e Kosovës dhe të votojnë Ligjin për Specialen. Ai gjithashtu shtoi se kjo çështje nuk duhet të kthehet në politike.“Nuk është çështje politike Ligji për Specialen. Ata duhet të jenë në Kuvend të votojnë Ligjin dhe të mos e kthejnë në çështje politike dhe të procedohet me çështje të tjera. Protestuesit po bëjnë protestë të qetë prandaj edhe në mënyrë proporcionale duhet të jetë edhe përgjigja e Policisë së Kosovës”, ka thënë Krasniqi. 05/10/2026 • 20:30Protesta e tensionuar në Prishtinë, reagon Policia Policia e Kosovës ka njoftuar se protesta e zhvilluar të hënën përreth objekteve të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës ka vazhduar edhe gjatë orëve të mbrëmjes, duke bërë që situata të tensionohet.Sipas Policisë, një grup protestuesish kanë hedhur vazhdimisht gjësende të ndryshme, mjete piroteknike dhe fishekzjarre në drejtim të objekteve shtetërore. Policia thotë se protestuesit kanë tentuar gjithashtu të pengojnë daljen e deputetëve dhe personaliteteve nga ndërtesa e Kuvendit, ndërsa disa prej tyre janë detyruar të kthehen sërish brenda.Lajmi i PLOTË 05/10/2026 • 20:06Haradinaj në protestë: Fatkeqësi e madhe mosvotimi i ligjit, po gëzohet Beogradi Sot do të duhej të ishte natë feste dhe jo proteste, tha anëtari i Kryesisë së Aleancës, Daut Haradinaj.Ai pasi iu bashkua protestës para objektit të Kuvendit tha se mosvotimi i ligjit për specialen e gëzon Beogradin.“Sot është dashur me qenë natë feste dhe jo proteste. Kështu e kanë mendu dhe është fatkeqësi e madhe me gëzu Beogradin. Parlamenti jonë nuk voton, prej deputetëve që flasin në emër tonë. Si do qoftë populli është ai që vendosë gjithmonë dhe duhet ta kryej detyrën e vet”, tha ai. 05/10/2026 • 19:51Autoambulanca pranë Kuvendit, deputetët raportojnë se gazi lotsjellës ka depërtuar brenda Një autoambulancë është parë pranë objektit të Kuvendit të Kosovës, në një kohë kur situata jashtë ndërtesës është tensionuar pas përplasjeve mes protestuesve dhe Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.Deputetë që ndodhen brenda Kuvendit kanë njoftuar se gazi lotsjellës i përdorur jashtë objektit ka depërtuar edhe në hapësirat e brendshme të ndërtesës.Përreth Kuvendit vazhdon të ketë prani të shtuar të forcave policore, ndërsa situata mbetet e tensionuar.Lajmi i plotë 05/10/2026 • 19:38PDK thirrje LVV-së: Ejani ta votojmë ligjin para se të shpërndahet eventualisht Kuvendi Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës kanë kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të kthehet në Kuvendin e Kosovës dhe ta miratojnë në lexim të dytë Projektligjin për Dhomat e Specializuara para shpërndarjes eventuale të Kuvendit, me rastin e dështimit të zgjedhjes së presidentit.Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se ligji duhet të miratohet pa kushte dhe nuk duhet të ndërlidhet me çështjen e presidentit.Lajmi i PLOTË 05/10/2026 • 19:36Çlirim Haziri për zyrtarët policorë: Sot i nënshtrohen urdhrave të Albin Kurtit dhe Qeverisë Çlirim Haziri njëri nga organizatorët e protestës, ka thënë nga protesta para Kuvendit të Kosovës se zyrtarët policorë po i nënshtrohen Albin Kurtit.Aio deklaratën e bëri para masës duke iu drejtuar zyrtarëve të Policisë së Kosovës që po qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës.“Kur kemi qenë ne shumë e këta pak i kemi ruajtur sytë. E sot këta, i nënshtrohen urdhrave të Albin Kurtit dhe Qeverisë që nuk e kalon Ligjin për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kemi me i shikuar në sy secilin prej këtyre si do të sillen me neve kur këta janë shumë e na jemi pak. Nuk do të lëvizim nga këtu”, tha Haziri, duke përsëritur se deputetët do të dalin nga Kuvendi vetëm mbi trupat e tyre.Protesta po vazhdon me thirrjet që të votohen ndryshimet në Ligjin për Specialen.Vihet re shtimi i forcave policore. 05/10/2026 • 19:31Deputetët e LVV-së nisin të dalin nga Kuvendi Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të dalin nga objekti i Kuvendit të Kosovës, ndërsa situata jashtë institucionit është tensionuar pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës ndaj protestuesve që kishin rrethuar objektin e Kuvendit.Policia ka përdorur gaz lotsjellës në përpjekje për t’i shpërndarë protestuesit.Ndërkohë, Administrata e Kuvendit ka mbyllur sallën plenare, pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur marrëveshje për miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.Mosmarrëveshjet ndërmjet partive lidhur me këtë projektligj kanë sjellë përshkallëzim të situatës, ndërsa protesta jashtë Kuvendit është shoqëruar me ndërhyrje të forcave të rendit.Zhvillimet brenda dhe jashtë Kuvendit vijojnë të mbahen nën vëzhgim, ndërsa mbetet e paqartë nëse seanca plenare do të rifillojë dhe nëse palët do të arrijnë një marrëveshje për projektligjin. 05/10/2026 • 19:23Ligji për Specialen, tension jashtë Kuvendit - hidhet gazlotsjellës Tensionet jashtë Kuvendit të Kosovës janë shtuar në mbrëmje pasi protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, teksa presin që deputetët t’i kalojnë ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale.Policia e Kosovës iu përgjigj protestuesve me gaz lotsjellës para Kuvendit.Në rrugë dëgjohen edhe sirenat e autoambulancave.Paraprakisht, policia kishte formuar një kordon pranë ndërtesës së Kuvendit.Rreth orës 19:00, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje u panë duke u larguar nga ndërtesa e Kuvendit. 05/10/2026 • 14:01Kuvendi publikon Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Specialen Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.Dokumenti vjen pas miratimit të projektligjit në lexim të parë në Kuvend, ku 91 deputetë votuan pro, pa vota kundër dhe pa abstenime.Lajmi i plotë>>> 05/10/2026 • 13:30Protesta vazhdon para Kuvendit, hidhen mjete piroteknike Protesta para Kuvendit të Kosovës po vazhdon edhe pas miratimit në lexim të parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit, ndërsa gjatë protestës janë hedhur mjete piroteknike në hapësirat përreth objektit.Lajmi i plotë>>> 05/10/2026 • 11:40Çlirim Haziri pas kalimit të ligjit: Nuk zmbrapsemi deri sa të kalojë edhe në lexim të dytë Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka deklaruar se protesta para Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë edhe pas votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara në lexim të parë.“Nuk zmbrapsemi. Leximi i parë kaloi, por ne do të qëndrojmë këtu deri sa të kalojë edhe leximi i dytë. Kërkesa jonë është miratimi i ligjit deri në fund”, deklaroi Haziri.Lajmi i plotë 05/10/2026 • 11:24Jashari pas votimit në Kuvend: Qëndrojmë në kërkesën tonë, kërkojmë shfuqizimin e Speciales Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka deklaruar se organizatat e dala nga lufta kanë qenë sot në Kuvend për t’ua përcjellë deputetëve kërkesën e tyre për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.Jashari tha se për më shumë se 11 vjet, kërkesa e organizatave të dala nga lufta ka qenë e njëjtë dhe se ajo mbetet shfuqizimi i Speciales nga të zgjedhurit e popullit.Lajmi i plotë>>> 05/10/2026 • 11:23Miratohet në lexim të parë Ligji për Specialen Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.Projektligji u votua me 91 vota për. Në momentin e votimit, në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm 91 deputetë.Lajmi i plotë>>> 05/10/2026 • 11:02Kurti: Mbështesim në lexim të parë Ligjin për Specialen, por nuk jemi të bindur për dobinë e tij Kryeministri Albin Kurti ka folur në seancën e Kuvendit për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke theksuar se lufta e popullit të Kosovës ishte luftë çlirimtare dhe se bartëse e saj ishte UÇK-ja.Kurti tha se UÇK-ja ishte “shprehja më e lartë politiko-ushtarake në historinë tonë çlirimtare”, duke shtuar se ajo nuk ishte vetëm përgjigje ndaj suprimimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989, por edhe ndaj gjenocidi të Serbisë ndaj shqiptarëve.“Ankesat për gjykatën duhet t’u drejtohen atyre që e themeluan, jo atyre që e kundërshtuan”, tha Kurti.Lajmi i plotë>>> 05/10/2026 • 11:01Haradinaj: Aleanca e voton ligjin për Specialen, kërkojmë që të përfjë sot në dy leximet Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka thënë në seancën e Kuvendit se vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është, sipas tij, një ofendim për popullin e Kosovës dhe për gjakun e derdhur gjatë luftës.“Sot e kam përshtypjen se jemi duke bërë diçka të fajshme. Ne jemi ofendu rëndë. Një vendim dënues për udhëheqësit e UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës, për gjakun tonë, për këtë Kuvend, për drejtësinë”, tha Haradinaj.Lajmi i plotë>>> 05/10/2026 • 10:57Lushaku: LDK nuk mund të bëhet pjesë e kësaj nisme, rrezikon pasoja për Kosovën Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka deklaruar se për LDK-në Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e saj kanë qenë dhe mbeten të drejta, por ka shprehur kundërshtim ndaj nismës për ndryshimin e ligjit që lidhet me Dhomat e Specializuara.Lushaku ka theksuar se përgjegjësia për veprimet individuale nuk mund të bartet mbi një komunitet apo mbi të gjithë luftën e UÇK-së.Artikullin e plotë e keni këtu 05/10/2026 • 10:56Nagavci: Ndryshimi i ligjit sot nuk i kthen ish-drejtuesit e UÇK-së në atdhe, nuk e zhbën dëmin Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka deklaruar se çështja e Dhomave të Specializuara është një çështje me rëndësi të veçantë, duke theksuar se vendimi për themelimin e tyre është marrë në vitin 2015.Nagavci ka rikujtuar se Vetëvendosje ka qenë kundër krijimit të Dhomave të Specializuara dhe se, sipas saj, ky qëndrim nuk ka ndryshuar as sot.Artikullin e plotë e keni këtu 05/10/2026 • 10:45Hamza kërkon unitet nga deputetët për Ligjin e Speciales: Nuk është ligj i PDK-së Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka falënderuar deputetët e Kuvendit që votuan për shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe futjen e tij në rend dite, përmes procedurës së përshpejtuar.Duke folur në seancën e Kuvendit, Hamza tha se kjo çështje, sipas tij, i tejkalon përmasat e një partie politike apo të mandatit të një qeverie, duke e lidhur atë me historinë, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.Ai theksoi se “ky nuk është ligj i PDK-së”, duke u bërë thirrje të gjithë deputetëve që ta mbështesin në mënyrë unanime.Lajmi i plotë>>> 05/10/2026 • 10:28"Para çdo vendimmarrjeje të dëgjohen ekspertët juridikë", avokati Arianit Koci flet për Ligjin për Specialen Avokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me propozimin për ndryshimin e mënyrës së kontrollit të kushtetutshmërisë së Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke shprehur shqetësimin se ndryshimet e propozuara mund të mos jenë të mjaftueshme për të arritur qëllimin e synuar.Artikullin e plotë e keni këtu Gruda në Kuvend: Projektligji synon të kufizojë juridiksionin e Speciales Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka paraqitur në Kuvend arsyetimin e partisë së tij për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se nisma synon të kufizojë një pjesë të juridiksionit të Speciales.Gruda, i cili është një nga propozuesit e projektligjit, tha se themelimi i Dhomave të Specializuara ishte i lidhur me pretendimet për trafikim të organeve.Lajmi i plotë>>> 05/10/2026 • 10:26Nis seanca Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, me më shumë se një orë vonesë.Pas votimit për konstatimin e pranisë, është bërë e ditur se në sallë janë të pranishëm 101 deputetë.Pika e parë në rendin e ditës është shqyrtimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. 05/10/2026 • 10:19Në karrigen e ministres së Drejtësisë vendoset emblema e UÇK-së Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës, Albana Bytyqi ka vendosur emblemën e UÇK-së në karrigen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvallës.Ndërkaq, edhe pak pritet të fillojë seanca ku në rendin e ditës janë gjithsej 22 pika, si pikë e parë është shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i njohur si Ligji për Specialen, ndërsa jashtë ambienteve të Kuvendit janë mbledhur qytetarë, veteranë e nxënës në pritje të votimit të këtij ligji.Artikullin e plotë e keni këtu 05/10/2026 • 10:07Krasniqi kundër qëndrimit të LVV-së për Ligjin për Specialen: Po i bie që e pranon këtë gjykatë - e rëndë për aktivistët Alban Krasniqi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe bashkëshort i Albulena Haxhiut, ka reaguar lidhur me debatin e fundit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, të iniciuar nga PDK-ja.Krasniqi ka shprehur kritika edhe ndaj qëndrimit të LVV-së për këtë çështje, duke thënë se votimi i ligjit, sipas tij, mund të krijojë përshtypjen se po pranohet Gjykata Speciale.Lajmi i plotë>>> 05/10/2026 • 09:52Çlirim Haziri: Asnjë deputet nuk do të dalë nga Kuvendi pa e votuar ligjin Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, nga dyert e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se protestuesit do të vazhdojnë qëndrimin deri në votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.“Ka 20 ditë e 20 net që po qëndrojmë me dinjitet për UÇK-në, për gjakun e derdhur për liri, për heronjtë tanë dhe për ata që sot po mbahen në Hagë. Sot jemi para dyerve të Kuvendit me një kërkesë të qartë: votojeni ligjin”, tha Haziri.Lajmi i plotë>>> 05/10/2026 • 09:48"Nuk do të thyhet asnjë xham..." Gucati bisedon me zyrtarin policor - kërkon të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit deri në votimin e Ligjit për Specialen Hysni Gucati nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), i është drejtuar eprorit policor me kërkesën që t’u lejohet të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit të Kosovës deri në përfundimin e votimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara.Gucati kërkoi që veteranët të qëndrojnë në hapësirën përpara Kuvendit, duke theksuar se synimi i tyre është të presin procesin e votimit dhe se nuk kanë ndërmend të shkaktojnë incidente.Artikullin e plotë e keni këtu 05/10/2026 • 09:47Tension në protestën para Kuvendit - protestuesit shtyhen me policinë, bllokohet hyrja me një kamion Situata para Kuvendit të Kosovës është tensionuar gjatë protestës për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.Në mesin e tensioneve, disa protestues janë parë duke u përplasur me pjesëtar të Policisë së Kosovës, ndërsa në vendngjarje është sjellë edhe një kamion, me qëllim të bllokimit të rrugës pranë Kuvendit.Lajmi i plotë>>> 05/10/2026 • 09:26Deputetët mblidhen në Kuvend, pritet nisja e seancës Deputetët kanë filluar të mblidhen në sallën e Kuvendit të Kosovës, para nisjes së seancës plenare ku pritet të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. 05/10/2026 • 09:14Ismaili: Krejt Kosova po pret ligjin për UÇK-në Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, u ka bërë thirrje deputetëve ta votojnë ligjin për UÇK-në, duke theksuar se ai lidhet me transparencën dhe drejtësinë.“Krejt Kosova është duke pritur një gjë të tillë”, tha Ismaili. Ai ka shtuar se deputetët kanë mundësi që përmes votës së tyre të kontribuojnë për drejtësi.“Nëse e doni drejtësinë, atëherë është mundësi me dhanë votën”, deklaroi ai. 05/10/2026 • 08:43Hapi i parë u kalua, Komisioni për Legjislacion miraton Ligjin për Specialen Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim, në mënyrë unanime me 9 vota për, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.Në votim kanë marrë pjesë edhe anëtarët e Komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), të cilët kanë votuar pro Projektligjit.Lajmi i plotë>>> 05/10/2026 • 08:33Mblidhet Komisioni për Legjislacion, shqyrton Projektligjin për Specialen Komisioni për Legjislacion i Kuvendit është mbledhur për ta shqyrtuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ky komision më pas do ta përcjell rekomandimin për seancë të jashtëzakonshme në të cilën pritet të votohet ky projektligj. 05/10/2026 • 08:23Deliu nga Kuvendi: Sot jemi këtu për UÇK-në Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar para nisjes së shqyrtimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara.Përmes një postimi nga Kuvendi i Kosovës, Deliu ka thënë se sot është në Kuvend “për UÇK-në”, duke u bërë thirrje deputetëve që ta ndjejnë përgjegjësinë e kësaj dite.“Sot jemi në Kuvend për UÇK-në! Uroj që të gjithë ta ndjejnë peshën e përgjegjësisë së kësaj dite. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Deliu. 05/10/2026 • 08:23Që nga mbrëmë para Kuvendit, protestuesve u bashkohen nxënës e studentë në mbështetje të UÇK-së Në protestën para Kuvendit të Kosovës, krahas protestuesve që prej mbrëmjes të së dielës kanë qëndruar në protestë, tashmë janë mbledhur edhe një numër nxënësish dhe studentësh, në mbështetje të thirrjes së iniciativës “Jo në emrin tim”.Protestuesit kërkojnë nga deputetët miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.Lajmi i plotë>>> 05/10/2026 • 08:02PDK reagon para seancës për Ligjin e Speciales: Për UÇK-në, për çlirimtarët, për drejtësinë Para nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është shqyrtimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike të Kosovës.Përmes një postimi në rrjetet sociale, PDK ka përcjellë një mesazh të shkurtër lidhur me zhvillimet në Kuvend, duke shkruar: “Për UÇK-në! Për çlirimtarët! Për drejtësinë!”Lajmi i plotë>>> 05/10/2026 • 07:52Deputeti i Aleancës: Ligjin për Specialen duhet ta votojmë në të dy leximet Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka bërë thirrje që sot të votohet ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.Ramadani ka thënë se ndryshimi i ligjit përbën një “veprim institucional” në mbrojtje të së drejtës dhe dinjitetit të atyre që luftuan për çlirimin e vendit.“Ligjin duhet ta votojmë në të dy leximet. Sot!”, ka shkruar Ramadani. 05/10/2026 • 07:42Në mbështetje të protestës për UÇK-në, studentët thirrje për mobilizim sot në ora 08:00 Parlamentet studentore, organizatat dhe këshillat e studentëve nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren kanë shprehur mbështetje për protestën gjithëpopullore të iniciativës “Jo në emrin tim”, e cila mbahet sot, më 5 tetor, në ora 08:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.Përmes shpërndarjes së thirrjes për protestë, përfaqësuesit studentorë u janë bashkuar mobilizimit për pjesëmarrje dhe kërkesës drejtuar deputetëve për miratimin e ligjit.Lajmi i plotë>>> 05/10/2026 • 07:26Në ora 08:00, Komisioni për Legjislacion shqyrton Ligjin për Specialen Sot në ora 08:00, Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës mblidhet për të shqyrtuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.Mbledhja mbahet në sallën N-10 të Kuvendit të Kosovës.Në rend dite është shqyrtimi i projektligjit, pas ngarkimit të Komisionit me trajtimin e tij. Deputetët dhe mediat janë të ftuar të marrin pjesë.Ndërkohë, pas shqyrtimit Projektligji kalon për votim në Kuvend, ku seanca do të nis nga ora 09:00.Lajmi i plotë>>>