Lufta kundër piraterisë online, përgjegjësitë e platformave që publikojnë video në youtube apo rrjetet të tjera dhe forcimi i të drejtave ekonomike të autorëve janë në fokus të ndryshimeve të propozuara në ligjin e të drejtave të autorit. Në fokus të projektligjit të diskutuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, janë edhe të drejtat në fushën e arsimit, kërkimit shkencor, digjitalizimi dhe trashëgimia kulturore, duke synuar një ekuilibër mes mbrojtjes së pronësisë intelektuale dhe interesit publik. Për këtë çështje ishte depozituar edhe një nismë nga deputetja Evis Kushi, e cila kërkon t’i bashkëngjitet këtij projektligji. “Në ligjin ekzistues të vitit 2016 mund të luftohet shkelja e të drejtave të autorit, por nuk ekziston hapësira ligjore për shkeljen e të drejtave nga pirateria online. Kjo ka qenë arsyeja kryesore pse e kam marrë këtë inisiativë. Ndryshimet që kam sjellë plotësojnë këtë hendek.”, tha deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi. LEXO EDHE:Integrimi/ PS: Jemi afër anëtarësimit në BE! PD: Nuk kemi nevojë për fasadë Në projektligj parashikohet edhe riorganizimi i Drejtorisë për të Drejtën e Autorit në një drejtori të përgjithshme, rritja e stafit nga 8 në 19 punonjës, krijimi i një sektori të posaçëm kundër piraterisë online dhe një platforme elektronike për trajtimin e ankesave. “Ky projektligj përfaqëson një hap vendimtar drejt përputhshmërisë së plotë të legjislacionit shqiptar me ‘acquis’ të Bashkimit Evropian dhe përmbush një nga piketat kryesore të Kapitullit 7 për pronësinë intelektuale.”, tha Esmeralda Demiraj, këshilltare juridike në Minsitrinë e Kulturës, Turizmit dhe Sportit. Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, ngriti shqetësime për ritmin e përshpejtuar të procedurës dhe mungesën e konsultimeve të mjaftueshme parlamentare. “Ky proces legjislativ kaq i shpejtë, pa kohë dhe pa konsultime parlamentare është shqetësues. Duhet të sigurohemi që ligji të zbatohet në praktikë dhe që mbrojtja e të drejtës së autorit të mos cenojë të drejtën e informimit.”, tha Tabaku. Përfaqësuesit e Ministrisë sqaruan se Drejtoria e Përgjithshme e të Drejtës së Autorit do të ketë rol rregullator, ndërsa AMA dhe AKEP-i do të vijojnë të ushtrojnë kompetencat e tyre sipas fushës përkatëse. Pas diskutimeve, Komisioni miratoi projektligjin nen për nen dhe në tërësi, duke i hapur rrugë shqyrtimit të tij në seancë plenare. B.G/E.H/Shqiptarja.com TAG: Esmeralda Demiraj Jorida Tabaku Evis Kushi projektligji te drejtat e autorit Komento Komente Sondazhi i ditës:
20 Korrik, 07:09
Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 65% I gabuar 26.1% Nuk e di 8.9% Vota total: 1821 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?
