Lajme Zone
Miqtë, bisedat dhe aktivitetet sociale: Sekreti për të mbajtur trurin të ri edhe në moshë të thyer
SportSyri

Miqtë, bisedat dhe aktivitetet sociale: Sekreti për të mbajtur trurin të ri edhe në moshë të thyer

Sipas një studimi të ri, të bazuar në të dhënat e më shumë se 57.000 personave në Kinë, Evropë dhe SHBA, të moshuarit duhet të synojnë të kenë një kalendar të pasur dhe të larmishëm aktivitetesh, në mënyrë që të rrisin mundësitë për të ruajtur mprehtësinë mendore.

Sipas një studimi të ri, të bazuar në të dhënat e më shumë se 57.000 personave në Kinë, Evropë dhe SHBA, të moshuarit duhet të synojnë të kenë një kalendar të pasur dhe të larmishëm aktivitetesh, në mënyrë që të rrisin mundësitë për të ruajtur mprehtësinë mendore. Qoftë duke punuar si vullnetarë në aktivitete komunitare, duke trajnuar një ekip futbolli apo duke u takuar rregullisht për lojëra me letra, bingo ose shah, mbajtja e mendjes aktive përmes një kombinimi shoqërie, bisedash dhe sfidash «mund të ngadalësojë rënien e shëndetit të trurit që lidhet me plakjen», thuhet në British Medical Journal (BMJ), revistën që ka publikuar studimin.Lexo edhe:Pse shtatzënitë me interval të shkurtër mund të përshpejtojnë plakjen Studiuesit nga Universiteti Shandong dhe Universiteti Mjekësor Guangdong shkruan se përfshirja në disa forma të aktivitetit shoqëror duket se ndihmon në "promovimin e shëndetit të trurit te të moshuarit". Ekipi raportoi se personat që merrnin pjesë në tre ose më shumë aktivitete dukeshin se kishin rezultate më të mira në aspektin e funksioneve njohëse sesa të tjerët, të cilët kishin një gamë më pak të larmishme angazhimesh. Sipas studiuesve, puna vullnetare dhe ndihma në klubet sportive ishin «vazhdimisht të lidhura me funksionim më të mirë njohës» sesa llojet e tjera të angazhimit. Ata shtuan se këto "lidhje pozitive" ishin më të forta te gratë, personat me nivel më të lartë arsimor dhe ata që nuk ishin diagnostikuar me depresion. Personat që nuk ishin mbipeshë, që jetonin vetëm dhe në zonat rurale, si dhe ata që pinin duhan dhe konsumonin alkool ndoshta sepse i kryenin këto veprimtari në mjedise shoqërore, si për shembull në lokale kishin më shumë gjasa të përfitonin nga kjo lidhje. Megjithatë, ekipi shpjegoi se nuk mund të vërtetohej një lidhje shkak-pasojë, pasi studimi, i publikuar në revistën Journal of Epidemiology & Community Health të BMJ-së, ishte kryesisht "vëzhgues"./DPA News