Lajme Zone
Minutë pas minute/ Shtatori ndez vrullshëm protestat, të hënën rrethohet Kryeministria
PolitikëPamfleti

Minutë pas minute/ Shtatori ndez vrullshëm protestat, të hënën rrethohet Kryeministria

Pas marshimit në disa prej akseve kryesore të Tiranës, protestuesit janë ndalur te Blloku i Sigurisë në zonën e “Mine Pezës”, ku mbahen 14 personat e arrestuar pas tensioneve dhe përplasjeve me policinë një ditë më parë para Kryeministrisë.

1 ORE ME PARE “Mos kini frikë, na keni ne”/ Protestuesit te Blloku i Sigurisë, kërkojnë lirimin e 14 të arrestuarve Pas marshimit në disa prej akseve kryesore të Tiranës, protestuesit janë ndalur te Blloku i Sigurisë në zonën e “Mine Pezës”, ku mbahen 14 personat e arrestuar pas tensioneve dhe përplasjeve me policinë një ditë më parë para Kryeministrisë.

Protestuesit janë ndalur pranë godinës në shenjë mbështetjeje për të arrestuarit, ndërsa kanë kërkuar lirimin e tyre.

“Mos kini frikë, na keni ne” dhe “Lironi çunat, lironi gocat”, janë disa prej thirrjeve që kanë jehuar nga turma. Protestuesit kanë brohoritur gjithashtu “Qeveri, polici e krimit”.

Krahas kërkesës për lirimin e 14 të arrestuarve, qytetarët kanë bërë thirrje edhe për arrestimin e kryeministrit Edi Rama, ndaj të cilit kanë artikuluar akuza për korrupsion.

Mbërritja te Blloku i Sigurisë vjen pas marshimit të protestuesve në disa prej rrugëve të kryeqytetit, pasi më herët ishin mbledhur para Kryeministrisë ku mbajtën fjalimet e tyre.

“Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Rama, jep dorëheqjen”, kanë qenë të tjera thirrje që kanë shoqëruar qytetarët gjatë marshimit.

Kjo e mërkurë, shënon ditën e 95-të të protestës, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë qëndresën e tyre kundër klasës politike, me kërkesë kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 2 ORE ME PARE “Lironi protestuesit”/ Revolta vijon në rrugët e Tiranës, turma drejt Bllokut të Sigurisë Protesta e ditës së 95-të ka dalë nga perimetri i Kryeministrisë dhe është zhvendosur në rrugët e Tiranës. Pas përfundimit të fjalimeve përpara godinës së qeverisë, qytetarët nisën marshimin nëpër kryeqytet, duke vijuar revoltën me thirrje kundër qeverisë.

Protestuesit ndodhen pranë Muzeut Historik Kombëtar dhe po drejtohen drejt Bllokut të Sigurisë, në zonën e “Mine Pezës”, ku ndodhen 14 personat e arrestuar pas tensioneve të një dite më parë.

“Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”, është një prej thirrjeve që shoqëron marshimin, ndërsa lirimi i 14 protestuesve është kthyer në një prej kërkesave të tubimit të kësaj të mërkure.

Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, qytetarët kanë përshkuar rrugët e Tiranës duke brohoritur gjithashtu “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Rama, jep dorëheqjen”.

Marshimi ka sjellë bllokimin e akseve ku po kalon turma, ndërsa protestuesit vijojnë lëvizjen drejt zonës ku mbahen të arrestuarit.

Prej 95 ditësh, qytetarët vijojnë protestën kundër klasës politike, me kërkesë kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tensioneve të një dite më parë, kërkesave të tyre u është shtuar edhe lirimi i personave të arrestuar.

Protestuesit kanë paralajmëruar se qëndresa do të vazhdojë, ndërsa më 7 shtator, kur shënohet dita e 100-të e protestës, është paralajmëruar një mobilizim më i madh përpara Kryeministrisë. 2 ORE ME PARE “Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”, protestuesit marshojnë drejt Bllokut të Sigurisë Pas “rrethimit” të Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Bllokut të Sigurisë, duke kërkuar lirimin e 14 të arrestuarve pas tensioneve të një dite më parë. Pas fjalimeve dhe marshimit rreth e qark Kryeministrisë, aktivistët kanë njoftuar se protesta do të zhvendoset drejt Bllokut të Sigurisë, aty ku mbahen 14 personat e arrestuar pas tensioneve të regjistruara një ditë më parë.

“Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”, ishte thirrja që shënoi nisjen e marshimit, ndërsa protestuesit u larguan nga zona përpara selisë së qeverisë për të vijuar revoltën në rrugët e kryeqytetit.

Në fokus të protestuesve sot janë edhe 14 të arrestuarit e një dite më parë. Aktivistët kërkuan lirimin e tyre, ndërsa kanë vijuar me thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, qytetarët kanë vijuar marshimin, ndërsa përgjatë rrugës janë dëgjuar thirrje si “Dorëheqje”, “Rama burg, Berisha burg” dhe “Ju erdhi fundi”.

Protestuesit vijojnë kështu revoltën e tyre në ditën e 95-të, duke e zhvendosur tubimin nga sheshi përpara Kryeministrisë në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës.

Marshimi ka sjellë edhe bllokimin e qarkullimit në akset ku po kalojnë protestuesit, ndërsa qytetarët vijojnë lëvizjen sipas itinerarit të paralajmëruar nga aktivistët.

Edhe pse fillimisht ishte njoftuar se protestuesit do të ndiqnin një itinerar të caktuar, qytetarët janë rikthyer drejt Kryeministrisë, për të vijuar marshimin drejt Bllokut të Sigurisë, ku mbahen 14 të arrestuarit.

Pas përfundimit të këtij marshimi, protestuesit pritet të rikthehen sërish përpara Kryeministrisë, aty ku nisi edhe protesta e kësaj të mërkure dhe ku gjatë mbrëmjes janë mbajtur fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve.

Kërkesa kryesore e protestës mbetet largimi i qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ndërsa zhvillimeve të kësaj të mërkure u është shtuar edhe kërkesa për lirimin e 14 personave të arrestuar pas tensioneve të një dite më parë. 3 ORE ME PARE “Pa rini nuk ka Shqipëri!”/ Studentët zbresin në shesh, mbështesin revoltën qytetare Studentë dhe të rinj i janë bashkuar protestës së sotme, duke treguar mbështetjen e tyre për revoltën qytetare, në ditën e 95-të.

Me mesazhin “Pa rini nuk ka Shqipëri!”, ata janë bërë pjesë e qytetarëve të mbledhur në shesh kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Prania e studentëve dhe të rinjve i është shtuar protestës, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të përsërisin kërkesën kryesore për largimin e qeverisë.

Protesta e sotme zhvillohet një ditë pas tensioneve të regjistruara para Kryeministrisë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Pavarësisht zhvillimeve të një dite më parë, qytetarët janë rikthyer në shesh për të 95-ën ditë radhazi, ndërsa kësaj here revoltës i janë bashkuar edhe studentë e të rinj. 3 ORE ME PARE “Dje u detyrua të ikë si mi”, protestuesi sfidon Ramën: Të largohet me avion e të mos kthehet më Për të 95-ën ditë radhazi, qytetarët janë mbledhur këtë të mërkurë në protestë kundër qeverisë, me kërkesën kryesore largimin e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë tubimit, një i ri iu rikthye asaj që ndodhi një ditë më parë para Kryeministrisë, duke e konsideruar protestën e 94-t si një paralajmërim për kreun e qeverisë.

Ai bëri thirrje që qytetarët të vijojnë protestën dhe të rrethojnë godinën e Kryeministrisë në 7 shtator, ndërsa theksoi se një skenar i tillë do ta detyronte Ramën të largohej.

“Në ditën e 94-të i dolëm përballë kokës së krimit dhe i treguam se nuk ikim, deri sa të ikësh ti. Ai është kujdesur që të ikë nga zyra para se të ikim ne.

Ne duhet t’i tregojmë se nuk kemi frikë dhe se do të përballemi. Dje u detyrua të ikë si mi, një zot e di si. Ne do qëndrojmë deri sa Rama të largohet. Dua t’i them Ramës që ajo që ke bërë dje nuk është asgjë.

I bëj thirrje çdo shqiptari që të rrethojmë gjithë kryeministrinë. Nëse dje i bllokuam hyrjet, duke rrethuar kryeministrinë, ai mund të largohet vetëm me Aeroplan delta force, për të mos u kthyer më”, u shpreh i riu. 3 ORE ME PARE "Bandë hajdutësh që kanë marrë peng shtetin", qytetari-Ramës: Nuk je kryeministri ynë! Në ditën e 95-të të revoltës kundër qeverisë, një qytetar pjesëmarrës në protestë ka kritikuar dhe akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, protestuesi deklaroi se shteti është “marrë peng” nga një “bandë hajdutësh”, ndërsa shtoi se qytetarët do të vijojnë të qëndrojnë në shesh.

“Kemi një bandë hajdutësh që kanë marrë peng shtetin. Nuk të njohim Edi Rama si kryeministër nuk je i denjë të na përfaqësosh. Ne nuk do të ndalemi, sado e madhe të jetë arroganca jote. Ne do të jemi në shesh. I bëj thirrje efektivëve të policisë, mos harroni se keni bërë premtim për t’i shërbyer Atdheut dhe mbrojtur qytetarët. Mos e ktheni uniformën e shtetit në leckë që këta horra të fshehin pisllëqet e tyre”, tha qytetari.

Protestuesi përsëriti kështu qëndrimin për vijimin e revoltës, ndërsa mesazhin e tij e drejtoi si ndaj kryeministrit, ashtu edhe ndaj efektivëve të policisë. 4 ORE ME PARE Asgjë nuk e ndal revoltën/ Pas tensioneve dje, qytetarët sërish në shesh për largimin e Ramës Dita e 95-të e revoltës rikthen qytetarët në shesh me kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa pas përplasjeve të djeshme, vëmendja është te ajo që do të ndodhë sot para Kryeministrisë. Nis protesta e sotme kundër qeverisë në Tiranë, teksa qytetarët janë mbledhur në shesh në ditën e 95-të të revoltës kundër kryeministrit Edi Rama.

Me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit kanë përsëritur kërkesën e tyre kryesore, dorëheqjen e Ramës. Ata theksojnë se nuk do të tërhiqen nga protesta deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Në pankartat e mbajtura janë ngritur gjithashtu çështje që lidhen me shëndetësinë, pensionet, varfërinë dhe hetimin e kontratave.

“Pacienti pret, kontratat paguhen, SPAK, heto! SPAK, ndiqi paratë”, “95, posti nuk të bën pronar” dhe “Dorëheqje! Nuk shtyhet muaji me premtime të rreme!”, ishin disa prej mesazheve drejtuar kryeministrit Rama.

“Pensioni: 9 mijë lekë, ilaçet: 10 mijë lekë. Matematika e varfërisë, ku është shteti” dhe “Kush vjedh spitalet publike dhe firmos me nxitim, te privati i oligarkut e pret vendi me shpërblim”, thuhej në pankarta të tjera të qytetarëve.

Sipas skenarit të parashikuar nga organizatorët, protestuesit do të marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të mbahen edhe fjalimet kryesore. Aktivistët pritet të përsërisin kërkesat e tyre, ndërsa dorëheqja e Ramës është një ndër 5 kërkesat.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj deklaroi se protestuesit nuk do të ndalen as nga dhuna dhe as nga represioni. Teksa iu referua tensioneve të një dite më parë, ajo pretendoi se kryeministri kishte provokuar protestuesit, të cilët i cilësoi si paqësorë.

“Ka provokuar protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij. Protestuesit kanë qenë paqësor dhe kanë qenë aty për t’i thënë kryeministrit Edi Rama që nuk na përfaqëson dhe se duhet të japë dorëheqjen dhe se do të jenë aty derisa të largohet”, u shpreh Vatnikaj.

Protesta e sotme zhvillohet pas tensioneve të regjistruara një ditë më parë para Kryeministrisë, ku tubuesit u përplasën me policinë. Pas incidenteve, 14 persona u shoqëruan në Komisariatin nr. 3 në Tiranë.

Mbetet për t’u parë nëse dita e 95-të e protestës do të jetë paqësore apo do të shoqërohet sërish me tensione gjatë marshimit dhe tubimit para Kryeministrisë. Kujtojmë se, ditën e djeshme qytetarët bllokuan të dyja hyrjet e godinës së Kryeministrisë, pasi morën vesh se kreu i qeverisë, Edi Rama ndodhej brenda godinës.

Kjo zuri të papërgatitur policinë e cila u desh disa minuta që të organizohej dhe të merrte masa për lirimin e daljeve nga Kryeministria. Në vetëm pak minuta u shtua numri i efektivëve, i nxorën autobotet me ujë dhe nisi përplasja fizike me protestuesit.

Pas disa minutave përplasje dhe arrestimit të disa protestuesve, policia arriti të lironte një kordon për kalimin e eskortës së kryeministrit. Por pavarësish kësaj, Rama nuk u largua nga Kryeministri në ato çaste.

Ai lëvizi vetëm pas shpërndarjes së protestuesve. Pas daljes nga godina e Kryeministrisë, eskorta e kryeministrit Rama u largua rruga që të çon për në zonën e ish-bllokut në kryeqytet. protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Shtatori sjell surpriza, Rama bllokohet në Kryeministri; policia përplaset me protestuesit 1 Shtator 2026, 21:0221:02LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Protestuesit mesazh Ramës: Po vjen shtatori! 14 Gusht 2026, 21:3721:37LIVE UPDATES Minutë pas minute/ 64 ditë para Kryeministrisë, protestuesit mesazh Ramës: Mos tento të blesh protestën! 2 Gusht 2026, 20:5920:59LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Protestë kombëtare para Kryeministrisë: Edi Rama hap krahun! 1 Gusht 2026, 20:3620:36LIVE UPDATES Shkrirja e bashkive ndez zemërimin qytetar, shpërthejnë protestat për hartën e re territoriale 31 Korrik 2026, 19:5019:50LIVE UPDATES Kaos në Shkozet/ Zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët te fabrika e fishekzjarrëve, paralizohet qarkullimi 30 Korrik 2026, 18:5118:51LIVE UPDATES