Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi u takua sot me Komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneralmajor Roberto Vergori, me të cilin diskutoi mbi rolin e këtij misioni në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, si dhe kontributin e tij në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Gjatë takimit, Nufi nënvizoi rëndësinë e veçantë që KFOR-i ka për Shqipërinë. LEXO edhe...Pamje nga protesta, Ministri Nufi: Kjo protestë, vetëm me studentët nuk ka më lidhje! “Kontributi ynë i vazhdueshëm dhe i palëkundur në këtë mision dëshmon rëndësinë e veçantë që i kushtojmë mandatit dhe rolit të tij në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në mbarë rajonin", është shprehur Nufi. Duke e uruar Gjeneralmajorin në përmbushjen e mandatit të tij, ministri shtoi: “Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj përgjegjësive të saj si anëtare e përkushtuar e NATO-s, duke vijuar të kontribuojë në përpjekjet e përbashkëta për një rajon më të sigurt, të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt bashkëpunimit", tha Nufi. P.J/E.H/ReportTv.al Roberto Vergori KFOR ministria e mbrojtjes Ermal Nufi Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 77.9% Disi 3.3% Vota total: 8704 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
