Minsitri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Konferencn e Kryetarëve projektbuxhetin për vitin 2027. Gjatë prezantimit Malaj, tha se buxheti do ketë 3 prioritete themelore, mirëqënien sociale, stabilitetin social dhe reformat për anëtarësimin në BE. Më tej ministri tha se investimet publike vitin e ardhshëm do të kapin shifrën pre 2 miliardë eurosh.
Një ndër prioritetet e pr.buxhetit të vitit të ardhshëm do të jenë pensionet, teksa ministri shpjegoi se parashikohen afrimi i indeksimit 1.35 miliardë lekë në prill si dhe dyfishim i bonusit mujor me 20 miliardë lekë. Top Channel

