Lajme Zone
Ministri i Jashtëm shqiptar qetëson Rusinë: Nuk ju sulmuam ne me dronë!
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Ministri i Jashtëm shqiptar qetëson Rusinë: Nuk ju sulmuam ne me dronë!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka përgënjeshtruar lajmet që aludojnë se sulmi me dron detar ndaj një korvete të flotës ruse është kryer duke shfrytëzuar territorin shqiptar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka përgënjeshtruar lajmet që aludojnë se sulmi me dron detar ndaj një korvete të flotës ruse është kryer duke shfrytëzuar territorin shqiptar.

Përmes një deklarate publike në platformën X, diplomacia shqiptare bëri të ditur se këto spekulime janë të pavërteta dhe se Shqipëria është tërësisht e papërfshirë në këtë ngjarje.

"Raportimet në fjalë janë të pasakta dhe nuk pasqyrojnë faktet."

Institucioni i drejtuar nga Ferit Hoxha sqaroi më tej se hapësira dhe burimet e vendit nuk kanë shërbyer aspak për realizimin e kësaj goditjeje.

"Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj nuk është përdorur, e as nuk është vënë në dispozicion, për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë."

Duke i cilësuar këto zëra si të pambështetura në fakte, MEPJ u kërkoi publikuesve të tërhiqen nga dezinformimi dhe të tregojnë maturi profesionale.

"I hedhim poshtë kategorikisht këto pretendime, të cilat janë paraqitur pa prova të verifikueshme. U bëjmë thirrje atyre që janë përgjegjës për përhapjen e tyre që të korrigjojnë informacionin, si dhe të tregojnë saktësi, kujdes të duhur dhe përgjegjshmëri kur raportojnë për çështje të një ndjeshmërie të tillë."