Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ka deklaruar se Rusia ka hartuar plane të detajuara për sulme ndaj vendeve të veçanta të Bashkimit Evropian. Sipas Sybihas, bëhet fjalë për skenarë konkretë që përfshijnë shtete specifike, por ai nuk bëri të ditur se cilat vende mund të jenë objektiv i këtyre planeve dhe as detaje mbi mënyrën se si mund të realizoheshin sulmet. Ministri ukrainas tha gjithashtu se Evropa ndodhet tashmë në një gjendje konfrontimi me Rusinë. Sipas tij, aktivitetet ruse në territorin evropian nuk duhet të konsiderohen vetëm si “operacione hibride”. Sybiha argumentoi se sabotimi dhe aktet e destabilizimit të kryera në vendet anëtare të BE-së duhet të shihen si pjesë e luftës së Rusisë kundër Evropës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

