Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ferit Hoxha ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës. Në mesazhin e tij, ai e cilëson zgjedhjen e Presidentes së re si një moment të rëndësishëm për demokracinë në Kosovë dhe si dëshmi të pjekurisë së institucioneve të saj demokratike.
Ministri thekson se ky zhvillim vjen në kuadër të nevojës për forcimin e institucioneve, konsolidimin e arritjeve shtetformuese të Kosovës dhe avancimin e saj në rrugëtimin evropian dhe euroatlantik.
Sipas tij, zgjedhja e Presidentes së re përcjell mesazhin se interesi i qytetarëve dhe i shtetit qëndron mbi ndarjet politike. Ai vlerëson dialogun, mirëkuptimin dhe gjetjen e gjuhës së përbashkët për çështjet me interes kombëtar si tregues të përgjegjësisë institucionale.
“Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Republikës së Kosovës, duke mbështetur përparimin e saj, forcimin e mëtejshëm të subjektivitetit të saj ndërkombëtar dhe avancimin e aspiratës së ligjshme për integrim të plotë në familjen evropiane dhe euroatlantike”, shprehet ministri.
Në fund të mesazhit, ai i uron Presidentes së re sukses në përmbushjen e detyrës së saj, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve. Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen në detyrën e #Presidentes së Republikës së Kosovës.
Ky është një moment i rëndësishëm për demokracinë në #Kosovë dhe dëshmi e pjekurisë së institucioneve të saj demokratike, në përgjigje të nevojës për të forcuar më tej institucionet, për të konsoliduar arritjet shtetformuese të Kosovës dhe për të avancuar në rrugëtimin e saj #evropian dhe euroatlantik.
Ky zhvillim pozitiv përcjell një mesazh të qartë: interesi i qytetarëve dhe i shtetit qëndron mbi çdo ndarje politike. Dialogu, mirëkuptimi dhe gjetja e gjuhës së përbashkët për çështjet me interes kombëtar janë tregues të pjekurisë demokratike dhe të përgjegjësisë institucionale.
#Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Republikës së Kosovës, duke mbështetur përparimin e saj, forcimin e mëtejshëm të subjektivitetit të saj ndërkombëtar dhe avancimin e aspiratës së ligjshme për integrim të plotë në familjen evropiane dhe #euroatlantike. 🇦🇱🇽🇰
I uroj Presidentes së re suksese në përmbushjen e këtij misioni të lartë, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj.
— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) October 7, 2026 Top Channel

