Ministria e Drejtësisë ka thirrur sot një takim me institucionet e drejtësisë për zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë. Diskutimi do të ketë në fokus ndryshimet ligjore duke nisur nga Kodet, ndërhyrjet infrastrukturore që nga rikonstruksioni i gjykatave te plotësimi i vendeve vakante, përfshirë KLGJ e KLP, dosjet stok dhe detyrat për piketat përmbyllëse lidhur me procesin e integrimit në BE. Stoku i dosjeve, sidomos në nivelin e Apelit, vakancat dhe procesi i dixhitalizimit janë ndër sfidat kryesore të drejtësisë. Gjithashtu mbetet prioritet zgjerimi i shërbimeve në nivel vendor dhe garantimi i aksesit efektiv në drejtësi për të gjitha kategoritë e qytetarëve. Lidhur me garancitë procedurale dhe shtetin e së drejtës, synohet ruajtja e standardeve të Reformës në Drejtësi dhe garantimin e funksionimit të mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies. LEXO EDHE:Ministri Gogu: Hedhja e gurëve ndaj Policisë e pajustifikueshme! Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike Gjithashtu do të prezantohet Barometri i Sistemit të Drejtësisë që ‘ballafaqon’ treguesit institucionalë me perceptimet e profesionistëve të drejtëisisë dhe qytetarëve. Takimi, i cili do të zhvillohet pa praninë e mediave, synon të prezantojë progresin e arritur nga institucionet e sistemit të drejtësisë, të diskutojë sfidat kryesore për periudhën në vijim dhe të mundësojë një reflektim të përbashkët institucional mbi masat që kërkohen të ndërmerren për përmbushjen e kitereve përmbyllëse në Kapitullin 23. P.J/Xh.K/Shqiptarja.com TAG: ministria e drejtesise toni gogu Komento Komente Sondazhi i ditës:
14 Korrik, 12:01
Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.6% Të gabuar 85.9% Nuk e di 3.5% Vota total: 2067 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?

