Lajme Zone
“Miliona euro në kuti, ndërsa qytetarët mezi mbyllin muajin”/ Gjetjet në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi, Salianji: Shqipëria nuk është bankomat i pushtetit! Rama të mbajë përgjegjësi
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Miliona euro në kuti, ndërsa qytetarët mezi mbyllin muajin”/ Gjetjet në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi, Salianji: Shqipëria nuk është bankomat i pushtetit! Rama të mbajë përgjegjësi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas publikimit të detajeve nga dosja e SPAK për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ku në vilën në Dhërmi, e cila rezulton e regjistruar në emër të ish-futbollistit Igli Tare, është gjetur një kuti e mbushur me kartëmonedha 50-euroshe.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas publikimit të detajeve nga dosja e SPAK për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ku në vilën në Dhërmi, e cila rezulton e regjistruar në emër të ish-futbollistit Igli Tare, është gjetur një kuti e mbushur me kartëmonedha 50-euroshe. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Salianji e ka cilësuar këtë rast si tregues të kontrastit mes luksit të pushtetarëve dhe vështirësive ekonomike me të cilat përballen qytetarët shqiptarë. “Një kuti plot me euro. Tufa-tufa me kartëmonedha 50-euroshe. Një vilë luksoze në Dhërmi. Dhe një dosje e SPAK që ngre pikëpyetje të rënda për pasurinë e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku”, shkruan Salianji. Ai ka kërkuar që Edi Rama të mbajë përgjegjësi politike për skandalet që përfshijnë bashkëpunëtorët e tij, ndërsa ka ngritur pikëpyetje mbi origjinën dhe pronësinë e parave të gjetura në vilë. Salianji i është drejtuar edhe SPAK-ut me disa pyetje, duke kërkuar sqarime nëse paratë e fotografuara janë verifikuar fizikisht, kujt i përkasin dhe nga e kanë origjinën. Ai ka ngritur gjithashtu çështjen e masave të sigurisë ndaj personave përgjegjës, duke e krahasuar këtë rast me arrestimin e qytetarëve për shuma shumë më të vogla. Në reagimin e tij, ish-deputeti i ka bërë thirrje edhe Partisë Demokratike që të publikojë materialet e plota të dosjes, të administruara pranë Këshillit të Mandateve, në mënyrë që të mos mbetet asnjë dyshim për përmbajtjen e tyre apo për përfshirjen e mundshme të drejtuesve të lartë të partisë në komunikime dhe marrëdhënie korruptive.

Në përfundim, Salianji ka kërkuar transparencë dhe përgjegjësi për të gjithë personat e përfshirë, duke e mbyllur reagimin me një sulm të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë Rama.

“Shqipëria nuk është bankomati i pushtetit. Dhe shqiptarët nuk janë këtu për të paguar faturat e luksit të qeveritarëve!”, përfn ai.

Postimi i plotë:

Miliona Euro para xhepi në kuti, ndërsa qytetarët me vështiresi mbyllin muajin!

Shqipëria nuk duhet të jetë bankomat për pushtetin!

Një kuti plot me euro. Tufa-tufa me kartëmonedha 50-euroshe. Një vilë luksoze në Dhërmi. Dhe një dosje e SPAK që ngre pikëpyetje të rënda për pasurinë e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Kjo është fytyra e një pushteti që u kërkon sakrifica qytetarëve, rrit taksat, rëndon sipërmarrjen dhe profesionet e lira, ndërsa në dosjet e drejtësisë dalin pasuri, vila luksoze dhe shuma të mëdha parash që kërkojnë shpjegim.

Ndërsa shqiptarët luftojnë për të mbyllur muajin, Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi politike për skandalet korruptive që kanë përfshirë njerëzit e tij më të afërt.

Si janë krijuar këto pasuri? Nga kanë ardhur këto para? Kush i ka siguruar dhe kujt i përkasin?

Nuk mund të qeverisësh një vend duke u kërkuar qytetarëve të shtrëngojnë rripin, ndërsa pasuria e pushtetarëve rritet në mënyre té frikshme.

Ky rast nuk eshte vetem çështje përgjegjësie politike por dhe morale dhe ligjore.

Rama nuk mund të fshihet pas heshtjes, as të bëjë sikur nuk ka përgjegjësi për njerëzit që ka promovuar, mbrojtur dhe vendosur në krye të qeverisë.

SPAK duhet t’u japë përgjigje qytetarëve:

* A janë verifikuar fizikisht paratë që shfaqen në fotografi?

* Kujt i përkasin dhe nga e kanë origjinën?

* Pse nuk ka ende masa sigurie personale për përgjegjësit, nëse provat e administruara e justifikojnë këtë, ndërkohë që qytetarë janë arrestuar edhe për shuma prej 35 mijë lekësh të vjetra?

Edhe Partia Demokratike ka një detyrim publik!

Të bëjë transparente për qytetarët materialet e dosjes, të plote sic ka ardhur tek keshilli i mandateve, dhe të largojë çdo hije dyshimi se aty mund të ketë prova apo komunikime që implikojnë drejtues të lartë të saj në marrëdhënie korruptive apo pazare politike.

Transparenca nuk mund të jetë selektive. Drejtësia nuk mund të ketë standarde të dyfishta. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

Shqipëria nuk është bankomati i pushtetit. Dhe shqiptarët nuk janë këtu për të paguar faturat e luksit të qeveritarëve!

Pushteti i Edi Rames eshte kalbezuar ne cdo qelize dhe largimi i tij nje ore e me pare eshte shpetimi per Shqiperine © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb