Lajme Zone
Miley Cyrus drejt martesës së dytë, këngëtarja pritet të kurorëzojë dashurinë këtë fundjavë
KulturëGazeta Tema

Miley Cyrus drejt martesës së dytë, këngëtarja pritet të kurorëzojë dashurinë këtë fundjavë

Këngëtarja e njohur amerikane Miley Cyrus duket se është gati të nisë një kapitull të ri në jetën sentimentale. Ajo pritet të martohet me të fejuarin e saj, muzikantin Maxx Morando, gjatë këtij fundjave, në një ceremoni që raportohet se do të zhvillohet në Kaliforninë Jugore.

Sipas TMZ, burime pranë çiftit kanë konfirmuar se dasma është planifikuar për këto ditë, megjithëse detajet rreth vendndodhjes dhe organizimit po mbahen larg vëmendjes publike.

Lajmi vjen pas një momenti që tashmë duket edhe më domethënës për çiftin. Muajin e kaluar, Miley ftoi të fejuarin e saj në skenën e Hollywood Bowl, ku interpretuan së bashku këngën “Let's Get Married” (Le të martohemi).

Cyrus dhe Morando u fejuan vitin e kaluar, pas disa vitesh lidhjeje. Gjatë një interviste në “Good Morning America”, këngëtarja tregoi se propozimi e kishte kapur krejtësisht në befasi, pavarësisht se zakonisht preferon të ketë gjithçka nën kontroll.

Ky do të jetë martesa e dytë për 33-vjeçaren. Në vitin 2018, ajo u martua me aktorin Liam Hemsworth, por martesa e tyre përfi më pak se një vit më vonë. Tashmë, Miley duket se është pranë një tjetër ceremonie martesore, këtë herë me muzikantin Maxx Morando.