Lajme Zone
Milan Radojiçiç shfaqet në tubimin elektoral të SNS-së, organizatori i sulmit në Banjskë filmohet pranë djalit të Vuçiçit
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Milan Radojiçiç shfaqet në tubimin elektoral të SNS-së, organizatori i sulmit në Banjskë filmohet pranë djalit të Vuçiçit

Millan Radojiçiç, organizatori dhe kryesi i sulmit terrorist të Bansjkës në Zveçan, është filmuar nga mediat serbe në tubimin elektoral të partisë së ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Millan Radojiçiç, organizatori dhe kryesi i sulmit terrorist të Bansjkës në Zveçan, është filmuar nga mediat serbe në tubimin elektoral të partisë së ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Në pamjet e siguruara nga N1 ai është parë i shoqëruar me Danillo Vuçiç, djalin e ish-presidentit të Serbisë.

Ai u filmua në tubimin e së premtes në Kragujevc.

“Milan Radojiçiç ndodhet pranë Danilo Vuçiçit para sallës ‘Jezero’, ku u mbajt tubimi i SNS-së”, shkruan mediumi serb.

Radojiciç kërkohet edhe nga Interpol për sulmin terrorist të Banjskës, ku mbeti i vrarë edhe rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku më 24 shtator të vitit 2023. Top Channel