Sara Mila Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, i është kundërpërgjigjur kryedemokratit Sali Berisha në foltoren e Kuvendit. “E ka komentuar mandatin tim që pa ardhur unë në Parlament. Madje nga oborri i SPAK-ut më kishte bërë thirrje ta dorëzoja mandatin, por mirë do të ishte këtë standard të kishte vendosur Berisha. Kushedi sa mirë do të ishte Shqipëria po ta kishte dorëzuar mandatin", shprehet Mila. Gjatë fjalës së saj në Parlament, Mila i kërkoi Berishës të mbajë përgjegjësi mbi ngjarjet e ndodhura gjatë qeverisjes së tij në vend që t'i kërkojë asaj dorëheqjen nga mandati. "Dorëzo mandati më thotë mua ndërkohë që e thërret shpirti i 26 të vrarëve në Gërdec, i 4 të vrarëve në 21 janar dhe i kushedi sa të vrarëve në ’97. Zotëri merr informacion se për çfarë jam thirrur unë dhe mos nxit 101 dalmatët duke shpërndarë gënjeshtra. Unë nuk i kam ditur se sa mëkate ke ti para se të vij në politikë, por për këtë do të vendosë drejtësia, historia”, tha ajo./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

