Lajme Zone
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Mik Festival’ ul siparin në Korçë, artistët sjellin në skenë serenatat korçare! Inva Mula: Rikthimi, emocion i veçantë (VIDEO)


MIK Festival mbylli edicionin e nëntë në Korçë, pas 4 mbrëmje me aktivitete artistike. Nata përmbyllëse i kushtoi vëmendje serenatës korçare, me interpretimet e artistëve që sollën në skenë traditën dhe identitetin muzikor të qytetit.

Pas katër netësh me muzikë, balet dhe kulturë, MIK Festival uli siparin në Korçë me një mbrëmje kushtuar serenatës korçare. Themeluesja e festivalit, sopranoja Inva Mula, tha se çdo rikthim në Korçë është një emocion i veçantë, por edhe një sfidë për të sjellë risi për publikun. “Ide shumë e bukur, nis me një Jazz, vazhdon me një mbrëmje në një sallon kinamtografie, vazhdon me një gala të baletit botëror”, thotë Inva Mula. LEXO EDHE:‘Arratisja’ e verës mes maleve e liqeneve, Kolonja i shtohet listës së destinacioneve turistike Artistët vlerësuan rikthimin e serenatës në qendër të vëmendjes. “Jam e lumtur që ndodhen këtu, Korça ka pasur senaranta kaq të bukura. I kemi kënduar në familje”, tha këngëtarja Zhani Suljoti. “Jam rritur me serenatat korçare në familjen time dhe jam shumë e lmutur që jam brezi i parë që risjell serenatat e vjetra”, tha këngëtarja Erika Hameti. Pjesë e koncertit ishte edhe Roberta Panariti, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara. Ajo theksoi se serenata vazhdon të këndohet edhe mes komunitetit shqiptar në emigracion. “Kur rikthehem në korcë më kujtohen këto këngë q ëi kemi kënduar kur kemi qenë të reja. Na bashkon në cdo gëzim familjar, e këndojnë jo vetëm korçarët por edhe të tjerët”, tha Panariti. Me një program që bashkoi artistë shqiptarë dhe të huaj, MIK Festival e ktheu për të 9-tin vit Korçën në një qendër të rëndësishme të jetës kulturore. SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: Erika Hameti Zhani Suljoti Mik Festival serenata korcare Korce Inva Mula Komento Komente Sondazhi i ditës:

10 Korrik, 22:22

Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 77.8% Jo! 19% Disi! 3.2% Vota total: 4461 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22 Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?