Lajme Zone
MIK Festival, edicioni i 10-të hapet me tingujt e Jazz Manouche në Korçë
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

MIK Festival, edicioni i 10-të hapet me tingujt e Jazz Manouche në Korçë

Korça kthehet sërish në një skenë të madhe artistike me nisjen e edicionit të nëntë të festivalit MIK. Artistë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të Europës do të sjellin përgjatë disa ditëve koncerte, homazhe dhe performanca që ndërthurin muzikën me promovimin e trashëgimisë kulturore.

Edicioni i nëntë i festivalit MIK çeli siparin në Korçë me një program që ndërthur muzikën, artin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Për herë të parë, festivali nisi me tingujt e Jazz Manouche i njohur edhe si Gypsy Jazz ose Hot Club Jazz, zhanri francez i viteve ’30, një stil muzikor energjik që ndërthur swing-un amerikan të viteve 1930 me muzikën tradicionale rome dhe bal-musette-n franceze, duke sjellë një risi për publikun shqiptar. LEXO edhe...Pas dy vitesh hetime, çështja e vrasjes së Egli Progës shkon në gjykatë! Dy të akuzuar për vrasje me dashje, tre të tjerë për fshehje të provave “Donim që ta fillonim sivjet me një muzikë Jazz Manouche, një muzikë shumë e bukur, xhazi francez i viteve ’30. Jam shumë e lumtur që hapim një dritare drejt kësaj gjinie, e bindur se do të pëlqehet shumë nga publiku”, tha Inva Mula. Në skenë u ngjitën artistë nga Shqipëria, Kosova dhe Franca, të cilët sjellin një repertor të njohur në festivalet evropiane, por pak të interpretuar në vend. “Jam shumë i nderuar që jam për herë të parë në Korçë dhe që prezantoj këtë stil xhazi, i cili nuk është shumë i njohur për publikun shqiptar. Në Evropë e interpretoj shpesh në festivale dhe besoj se edhe këtu do të pritet shumë mirë”, tha Armend Xhaferi. Për kontrabasistin francezo-shqiptar Xavier Nikq, kjo është vizita e parë në Shqipëri, ndërsa performanca në MIK shënon edhe debutimin e tij para publikut korçar. Festivali vlerësohet jo vetëm për programin artistik, por edhe për mënyrën se si promovon destinacionet kulturore të zonës. “Programi është gjithmonë i larmishëm. Përveç koncerteve, festivali u jep njerëzve mundësinë të zbulojnë fshatrat, kishat dhe monumentet kulturore të Korçës. Është një mënyrë shumë e bukur për të njohur Shqipërinë”, tha Irena Rambi. Drejtoresha artistike Inva Mula theksoi se çdo edicion synon të ruajë kureshtjen e publikut, ndërsa programi i këtij viti përfshin edhe një mbrëmje homazh për Viktor Gjikën dhe Teodor Laçon, spektaklin “Moonlight Gala” në Drenovë me yje të baletit shqiptar dhe ndërkombëtar, si dhe një koncert të parë të një kori bizantin nga Greqia, në një vend kulti, në Hoçisht të Devollit. MIK do të mbyllet me mbrëmjen tradicionale të serenatave në Parkun “Rinia” të dielën, ku artistët dhe publiku do të këndojnë së bashku këngë të rralla korçare, duke kurorëzuar një edicion që bashkon muzikën, kulturën dhe promovimin e trashëgimisë së qytetit. K.B/ReportTv.al Korce Mik Festival Inva Mula Armend Xhaferi Irena Rambi Komento Komente Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 61.6% Jo 33.7% Disi 4.7% Vota total: 2852 Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?