Lajme Zone
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Mijëra të rinj duke kërcyer dhe kënduar nën tingujt e muzikës së Kanye West, Gonxhja: Shqipëria historike (VIDEO)


Këngëtari dhe producenti i njohur amerikan Kanye West, mbajti koncertin e tij në Tiranë të parë në kuadër të një turi botëror, të shtunën në 'Eagle Stadium'.

Koncerti i Kanye West mbrëmjen e të shtunës në Tiranë, ka qenë kryefjala e mediave dhe jo vetëm. Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve ka shpërndarë disa pamje ku mijëra fansa nga Shqipëria dhe nga 80 vende të botës, kënduan dhe kërcyen nën tingujt e muzikës së reperit amerikan. LEXO edhe...Diana Gëllçi: Si mund të politizohet simbolika e një koncerti “Kjo është Tirana! 60,000 zëra! Një natë, një skenë! Eagle stadium, Albania! Historike!”, shkruan Blendi Gonxhja. Koncerti u zhvillua në “Eagle Stadium”, i ndërtuar posaçërisht për këtë ngjarje dhe me kapacitet prej 60 mijë vendesh. Shumë të huaj të rinj që kishin ardhur për herë të parë në vendin tonë, për këtë koncert thanë se Shqipëria i kishte lënë mbresa, duke shtuar se do të kthehen përsëri për ta vizituar. Xh.K/ReportTv.al koncerti i Kanye West Tirane Blendi Gonxhja Komento Komente Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 78.4% Jo! 18.6% Disi! 3% Vota total: 3633 Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?