Lajme Zone
Mickoski në Pustec, pa himnin shqiptar/ Reagon Tirana zyrtare: Nuk respektoi simbolet kombëtare të Shqipërisë
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Mickoski në Pustec, pa himnin shqiptar/ Reagon Tirana zyrtare: Nuk respektoi simbolet kombëtare të Shqipërisë

Në Pustec, protokolli shtetëror i Shqipërisë shkelet me të dyja këmbët. Në një aktivitet festiv folklorik të minoritetit maqedonas, me praninë e vetë kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, u këndua vetëm himni maqedonas, ndërsa himni shqiptar nuk u këndua, ndonëse Pusteci ndodhet në Republikën e Shqipërisë.

Në Pustec, protokolli shtetëror i Shqipërisë shkelet me të dyja këmbët. Në një aktivitet festiv folklorik të minoritetit maqedonas, me praninë e vetë kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, u këndua vetëm himni maqedonas, ndërsa himni shqiptar nuk u këndua, ndonëse Pusteci ndodhet në Republikën e Shqipërisë.

Një akt që nga organizatorët kaloi në heshtje, kurse kryeministri i RMV, Hristjan Mickoski megjithatë uli notat nacionaliste në Prespë dhe dha një mesazh miqësie për Shqipërinë.

“Nga ky vend dërgojmë një mesazh respekti dhe miqësie ndaj Republikës së Shqipërisë dhe ndaj të gjithë njerëzve me të cilët maqedonasit këtu ndajnë jetën e përditshme, sepse miqësia e vërtetë mes popujve nuk ndërtohet duke fshirë dallimet, por duke i respektuar ato”, u shpreh Miskoski. Por nuk kaloi në heshtje nga pala shqiptare. Mungesa e himnit në Pustec u dënua zyrtarisht nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

“Mospërfshirja e Himnit Kombëtar Shqiptar përbën një mungesë serioze dhe një shmangie nga rregullat e shkruara dhe të pashkruara të mirësjelljes dhe protokollit, të cilat kërkojnë dhe imponojnë respektimin e simboleve kombëtare krahas atyre të komuniteteve që ato përfaqësojnë. Respekti për simbolet kombëtare nuk duhet të jetë çështje politike apo interpretimi”, thuhet në reagim.

Bashkia e Pustecit me në krye Pali Kolefskin gjithashtu janë distancuar nga akti, duke kërkuar edhe falje. Sipas kryebashkiakut të Pustecit, mungesa e himnit shqiptar nuk u prit mirë as nga kryeministri i RMV, Mickoski i cili nuk kishte dijeni.

Festivali folklorik në Pustec u organizua nga shoqata VMRO Shqipëri, me kryetar Edmond Themelko, një ish-kryebashkiak i Pustecit,

Por kjo nuk është hera e parë që shkelet protokolli shtetëror në Pustec dhe injorohen simbolet shqiptare, por tashmë ndodh shpesh sa herë në minoritet zbarkon një kryeministër maqedonas.

REAGIMI I PLOTË- Ministria e Punëve të Jashtme shpreh keqardhje për faktin që, në një aktivitet kulturor të zhvilluar dje në Pustec, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe të Kryetarit të Bashkisë, nuk u luajt edhe Himni Kombëtar Shqiptar, krahas atij të Maqedonisë së Veriut.

Edhe pse aktiviteti ishte organizuar nga një shoqatë lokale, prania e përfaqësuesve të lartë institucionalë dhe të zgjedhurve vendorë i jepte atij një dimension të veçantë publik.

Në këtë kontekst, mospërfshirja e Himnit Kombëtar Shqiptar përbën një mungesë serioze dhe një shmangie nga rregullat e shkruara dhe të pashkruara të mirësjelljes dhe protokollit, të cilat kërkojnë dhe imponojnë respektimin e simboleve kombëtare krahas atyre të komuniteteve që ato përfaqësojnë.

Respekti për simbolet kombëtare nuk duhet të jetë çështje politike apo interpretimi.

Ai është pjesë e etikës institucionale, e protokollit dhe, mbi të gjitha, e respektit të ndërsjellë, veçanërisht në një hapësirë ku bashkëjetojnë komunitete dhe identitete të ndryshme.

Në Pustec, ashtu si në çdo hapësirë të Republikës së Shqipërisë, respekti për simbolet kombëtare është pjesë e respektit për vetë qytetarët, për vlerat e bashkëjetesës demokratike dhe kulturës qytetare që na bashkon.

Është gjithashtu themel i fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të shëndosha ndërmjet njerëzve dhe shteteve tona. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet MaqedoniaMinistria e JashtmePustec