Kryeministri Hristijan Mickoski e vlerësoi si konstruktiv propozimin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për një takim të drejtpërdrejtë me autoritetet në Bullgari.Mickoski tha se për këtë propozim nëse do të kishte një refuzim, nuk do të ishte veprim i mençur. “ Nëse e refuzojnë, atëherë edhe një herë do të konfirmohen të gjitha ato teza që ne i kemi dhe për të cilat jemi të shqetësuar. Nuk pres një gjë të tillë, nuk do të ishte e mençur ta refuzonin. Por, në rregull, kjo është vendim i tyre sovran, nuk është vendim yni”, deklaroi Mickoski.Ai tha se kishte marrë një këshillë konstruktive nga presidentja e Komisionit Evropian, që t’i kërkojë ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të kërkojë një takim në margjinat e takimit kushtuar Korridorit 8.“Unë e bëra këtë, sepse vlerësoj se presidentja ishte absolutisht në të drejtë kur e propozoi këtë. Ministri kërkoi takim. Tani mbetet në dorë të fqinjit tonë lindor të vendosë se çfarë do të bëjë më tej”, theksoi Mickoski.

