Lajme Zone
'Metamorfoza 2'/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

'Metamorfoza 2'/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim

Çështja ka zbritur në GJKKO dhe pritet të hidhet shorti për të caktuar gjyqtarin, i cili do të marrë në shqyrtim kërkesën e prokurorisë për kalimin ose jo të çështjes në gjyq.

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, për 9 të pandehur, të cilët janë hetuar në mungesë, pasi masat e sigurisë për ta nuk janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit prej gati 3 vitesh. Prokurorët Arben Kraja dhe Bledar Maksuti mbyllën hetimet për Ervis Martinajn, një prej personave më të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, për Denis Bajrin, Klaodor Hakajn, Prekë Kodrën, Aleks Ndrekën, Bardhyl Mavrajn, Eljon Haton dhe Arsad Bashlin. Hetimet u mbyllën edhe për Nuredin Dumanin, person që po gjykohet edhe në megaoperacionin “Plumbi i Artë”. Ky i fundit mbahet në masën e sigurisë “arrest në burg” dhe ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. LEXO EDHE:Ligji 'Antimafia', pas 17 vitesh Kuvendi kontrollon efiçencën, Manja: Efektiv, mbi 1 mijë pasuri të sekuestruara në 5 muajt e fundit! PD: Pastrimi i parave pa kontroll! Ndaj të gjithë grupit, SPAK ka ngritur akuzat: "Vrasje me paramendim", kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale", "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje", "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyeseve dhe municionit". Çështja ka zbritur në GJKKO dhe pritet të hidhet shorti për të caktuar gjyqtarin, i cili do të marrë në shqyrtim kërkesën e prokurorisë për kalimin ose jo të çështjes në gjyq. Nga 9 personat e dërguar për gjykim, vetëm 2 janë të arrestuar, Aleks Ndreka i njohur si “Leksi Druve”, dhe Denis Bajri, i njohur edhe me mbiemrin Brajoviç. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. K.M/Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Arsat Bashli eljon hato Bardhyl Marvraj Aleks Ndreka Prekë Kodra Klaodor Hakaj Denis Bajri GJKKO Ervis Martinaj spak metamorfoza 2 Komento Komente Sondazhi i ditës:

20 Korrik, 07:09

Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.9% I gabuar 27.6% Nuk e di 8.5% Vota total: 3021 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?