Sali Berisha/ I bëj thirrje që të stepen nga kjo iniciativë që kanë marrë, sepse do trajtohen dhe ata njëjtë siç po trajtohet Partia Socialiste. Sepse kjo protestë është e jona, nuk është e Partisë Demokratike... Mes përplasjeve, molotovëve, gurëve dhe tensioneve që kanë shoqëruar protestën qytetare në Tiranë, një prej mesazheve më të qarta politike ka ardhur nga një i ri, i cili ka refuzuar hapur përpjekjet e Partisë Demokratike për të marrë drejtimin e revoltës.
Pa kursyer kritikat ndaj Sali Berishës dhe Flamur Nokës, ai ka kërkuar që demokratët të mos përpiqen të përvetësojnë një protestë që nuk u përket partive politike, por studentëve dhe qytetarëve që kërkojnë ndryshim.
Deklarata vjen pas një dite të mbushur me incidente mes mbështetësve të PD-së dhe protestuesve, të cilët kanë kundërshtuar vazhdimisht praninë e drejtuesve demokratë. Pavarësisht refuzimit, përfaqësuesit e opozitës kanë këmbëngulur të bëhen pjesë e tubimit, duke nxitur përplasje dhe debate për karakterin e protestës.
Por mesazhi i të riut tregon se të paktën një pjesë e protestuesve nuk pranojnë të identifikohen me këtë ndarje. Ata nuk kundërshtojnë qytetarët që mbështesin Partinë Demokratike, por drejtuesit e saj dhe përpjekjet për ta kthyer protestën në një aksion partiak.
Në deklaratën e tij nga bulevardi para Kryeministrisë, i riu u shpreh:
“Kam një mesazh për PD. Gjëja që kanë bërë sot, ka qenë shumë e ulët. Fakti që po mhen për të çarë protestuesit për të kapur mikrofonat edhe ato, për t'u dukur sikur protesta është e atyre, është shumë e gabuar.
I bëj thirrje që të stepen nga kjo iniciativë që kanë marrë, sepse do trajtohen dhe ata njëjtë siç po trajtohet Partia Socialiste. Sepse kjo protestë është e jona, nuk është e Partisë Demokratike.
Në qoftë se duan të na mbështesin, nuk është kjo mënyra e duhur për të na mbështetur. Duhet të vijnë të jenë këtu me ne, pavarësisht se dëgjojnë ose i djeg që themi 'Berisha në burg'.
Ne nuk kemi gjë me Partinë Demokratike, por me Berishën kryesisht. Partia Demokratike ka njerëz të mirë sa të duash, nuk diskutohet. Por ama Berisha është njëjtë si Edi Rama për neve. Dhe ne nuk duam Berishën, jo Partinë Demokratike në përgjithësi.
Pra, duhet t'i lëni hapësirë studentëve që të dalin përpara, jo të dilni ju. Flamur Noka është fytyrë shumë e vjetër në politikë, që nuk ka lidhje fare me revolucionin tonë.
Ne jemi studentë, ne jemi rinia, ai është akoma me të vjetrën. Është komunizëm qysh me mënyrën që, siç e trajton situatën, që mhet me dhunë, edhe nëpër emisione na shfaq dhunë.
Gjëja që tregon që ai s'është për pushtet. Është diçka shumë negative, domethënë që ti jo të votohesh, po ti të largohesh më me dhunë se ç'po largojmë Edi Ramën".
Fjalët e tij përmbledhin gjithçka. Ato tregojnë vendosmërinë e këtyre të rinjve për të mos pranuar kastën e vjetër. Ata janë aty kundër Ramës, kundër Berishës dhe kundër gjithë sistemit që mban peng vendin. /Pamfletiberisha protesta 1 Komente H Haram vota qe te kam dhene 7 Nëntor 2026, 18:01 Çfare pret gerdalla Berisha , ti shkojne ne zyre dhe ta hedhin ne Lane?! A nuk e kupton se i kane mebtur vetem 200 vete, qe i verdallosen Flamur Nokes si grerezat rreth mutit. Akoma gerthet se ka mbeshtetjen e 500 mije votueseve, ku jane? E kane braktisur edhe anetaresia e PD. Prove ishin zgjedhjet e strukturave te PD ne Korce, ku nga rreth 4800 qe eshte anetaresia moren pjese vetem 450 veta?? Largohu o plaku Mere dhe hapi rrugen rotacionit! Mos shkato me viktima se do t'i paguash rende te gjitha te keqijat qe i ke bere ketij vendi. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “The Albanian Files” kthehet në dosje penale, SPAK nis hetimet për projektet e Edi Ramës 7 Nëntor 2026, 16:5016:50Politike Edi zionisti dhe paraziti Sali! 7 Nëntor 2026, 15:3615:36Politike Deputeti i Berishës paralajmëron burg për mbështetësit e Ramës, por militantët e PD-së godasin qytetarin në mes të bulevardit 7 Nëntor 2026, 14:1714:17Politike Marjana Koçeku për median polake: Plaga më e madhe e Shqipërisë korrupsioni! 7 Nëntor 2026, 13:4413:44Politike OSBE mesazh për protestat në Shqipëri: Të veprojnë me qetësi dhe paqe! 7 Nëntor 2026, 13:2313:23Politike PD tenton të hyjnë te protesta e studentëve, strukturat e Berishës zbresin në rrugë për t'iu bashkuar tubimit 7 Nëntor 2026, 12:5612:56Politike

