Ka fituar Topin e Artë, është kampion bote dhe është shpallur lojtari më i mirë i një Botërori. Me miliona euro në llogari dhe një status që do t’i lejonte të udhëtonte në çdo mënyrë luksoze, Rodri ka zgjedhur diçka krejt tjetër.
Ylli spanjoll është parë duke udhëtuar me një fluturim të Ryanair, një zgjedhje që ka tërhequr vëmendjen dhe ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale.
Në një kohë kur shumë futbollistë dhe personazhe të famshëm shfaqin luksin, makinat e shtrenjta dhe jetën VIP, Rodri duket se vazhdon të ruajë një mënyrë jetese të thjeshtë, larg vëmendjes dhe ekzagjerimeve.
Pamjet e tij duke udhëtuar si një pasagjer i zakonshëm janë komentuar si një tjetër shembull i modestisë së mesfushorit, i cili pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm në futboll nuk duket se ka nevojë të tregojë statusin e tij në çdo hap.
Topi i Artë, trofe, miliona dhe famë botërore, por pa luks të tepruar.
Për shumë njerëz, pikërisht kjo thjeshtësi e bën Rodrin një figurë që duhet admiruar në një epokë ku luksi, fama dhe ekspozimi në rrjetet sociale shpesh janë kthyer në garë më vete.
Një kampion që, të paktën në përditshmërinë e tij, zgjedh të sillet si një njeri i zakonshëm. Respekt për Rodrin.
