Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Mes kaosit dhe tensioneve, Kuvendi miraton me 85 vota pro Reformën Territoriale. Numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46


Kuvendi miraton projektligjin për ndarjen e re administrative. Mazhoranca arriti të bëjë shumicën e cilësuar, madje duke e tejkaluar atë. 85 vota pro shkuan për Reformën Territoriale në votimin që u zhvillua në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, pas një seance maratonë. 34 ishin votat kundër të opozitës.

Kuvendi miraton projektligjin për ndarjen e re administrative. Mazhoranca arriti të bëjë shumicën e cilësuar, madje duke e tejkaluar atë. 85 vota pro shkuan për Reformën Territoriale në votimin që u zhvillua në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, pas një seance maratonë. 34 ishin votat kundër të opozitës. Edhe pse paralajmëruan qëndrimin e tyre kritik, socialistët Erion Braçe dhe Elisa Spiropali rezulton të kenë votuar pro. Në sallën e Kuvendit mbërriti edhe kryeministri Edi Rama e ish-zëvendësja e tij, Belinda Balluku e cila mungonte prej disa seancash. Në Kuvend ishin të pranishëm 116 deputetë. Në votimin në parim, projektligji u miratua me 84 vota pro. Votimi u krye në momente kaosi dhe tensionesh, teksa deputetët e PD u revoltuan duke hedhur sende të forta drejt kryeministrit Edi Rama, i cili mbërriti në sallën e Kuvendit pak çaste para se të niste votimi. Por irritimin e demokratëve e ndezi edhe më shumë prania në sallën e Kuvendit e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi iu drejtua Ballukut me fjalët; “Dil jashtë ti e korruptuar. Shko në burg”. Sipas draftit të Reformës së re Territoriale, numri i bashkive në Shqipëri reduktohet në 46 nga 61. 15 bashki shkrihen ose bashkohen me bashkitë e tjera. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb 85 vota për “Territorialen”/ Braçe dhe Spiropali nuk dalin nga rreshti, Balluku shfaqet në Kuvend pas disa javësh. Llogaritë e Ramës dhe frika nga rrjedhja e votave “Dil jashtë ti e korruptuar, burg”! Balluku shkon në Kuvend, revoltohen demokratët. Bardhi e Balliu hedhin ujë e sende të forta drejt socialistëve dhe Ramës (VIDEO) Etiketa: edi rama Kuvendi reforma territoriale votimi