Lajme Zone
Mes dhimbjes dhe lotëve, i jepet lamtumira gazetarit Enrik Mehmeti
KulturëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Mes dhimbjes dhe lotëve, i jepet lamtumira gazetarit Enrik Mehmeti

Më herët gjatë ditës, në Teatrin "Petro Marko" në Vlorë u zhvilluan homazhet në nder të tij. Dhjetëra qytetarë, kolegë, të afërm dhe përfaqësues të institucioneve i bënë nderimet e fundit, ndërsa në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili shprehu ngushëllimet për familjen.

Enrik Mehmeti përcillet në banesën e fundit Pas homazheve të zhvilluara në Teatrin "Petro Marko" në Vlorë, familjarë, miq, kolegë, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve përcollën për në banesën e fundit gazetarin 40-vjeçar, i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti me motor me katër rrota. Gazetari Enrik Mehmeti është përcjellë për në banesën e fundit, mes dhimbjes së familjarëve, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan ndër vite.

Më herët gjatë ditës, në Teatrin "Petro Marko" në Vlorë u zhvilluan homazhet në nder të tij. Dhjetëra qytetarë, kolegë, të afërm dhe përfaqësues të institucioneve i bënë nderimet e fundit, ndërsa në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili shprehu ngushëllimet për familjen.

Enrik Mehmeti humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti me një motor me katër rrota (ATV) në zonën e Porto-Novës, pranë Vlorës. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta shkaktoi trishtim të madh në qytetin bregdetar dhe në komunitetin e gazetarëve.

Vetëm 40 vjeç, ai la pas dy fëmijë dhe një karrierë të ndërtuar me përkushtim në gazetari. Për vite me radhë raportoi nga Vlora për ngjarjet më të rëndësishme, kronikën, zhvillimet sociale dhe turizmin, duke fituar respektin e kolegëve dhe besimin e publikut.

Rrugëtimi i tij drejt gazetarisë nisi herët. Në vitin 1997, kur ishte vetëm 11 vjeç, ai iu bashkua kampit misionar "Alba" si përkthyes, një përvojë që, siç kishte treguar edhe vetë, ndikoi në zgjedhjen e profesionit që do ta shoqëronte gjatë gjithë jetës.

Përtej profesionit, Enrik Mehmeti ishte një njeri i përkushtuar ndaj familjes. Jetonte mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pa u shkëputur asnjëherë nga vendlindja dhe pasioni për gazetarinë.

Me përcjelljen e tij për në banesën e fundit, Vlora i dha lamtumirën një gazetari që për vite me radhë ishte zëri i ngjarjeve të qytetit. Kujtimi i Enrik Mehmetit do të mbetet te familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Vdekja nuk i merr të gjithë njësoj

19 Korrik, 09:49 enrik mehmeti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Homazhe në nder të gazetarit Enrik Mehmeti, merr pjesë edhe kryeministri Rama 19 Korrik 2026, 13:2513:25Aktualitet Lamtumira për gazetarin Enrik Mehmeti, sot homazhe në teatrin "Petro Marko" 19 Korrik 2026, 09:0009:00Aktualitet “SHBA nuk do të përfshihet hapur apo direkt me regjimin e Enver Hoxhës”, zbulohet dokumenti sekret i vitit 1962 19 Korrik 2026, 07:3207:32Aktualitet Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja si do të jenë temperaturat këtë fundjavë 19 Korrik 2026, 07:2207:22Aktualitet Lamtumirë Enrik Mehmeti, gazetari që jetoi për lajmin 19 Korrik 2026, 07:1507:15Aktualitet Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik që i mori jetën gazetarit Enrik Memeti, i plagosur dhe një 18-vjeçar 19 Korrik 2026, 07:0907:09Aktualitet