Kancelari gjerman Friedrich Merz ka mbërritur në Kiev sot në një shenjë mbështetjeje për Ukrainën, ndërsa Rusia po i intensifikon sulmet ndaj qyteteve ukrainase. Lufta ajrore është intensifikuar, me Moskën që po kërcënon qytetet në të gjithë Ukrainën me raketa balistike dhe dronë me motor reaktiv, ndërsa Kievi po godet industrinë e naftës dhe bizneset e Rusisë.
Për Merzin është vizita e tij e dytë në Kiev prej që ka marrë postin e kancelarit. Ai tha se vizita e tij është për të demonstruar mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën.
“Nëse Rusia nuk ndalet, makineria e saj e luftës herët a vonë do të kthehet kundër nesh”, tha ai, duke shtuar se i ka komunikuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se mund të vazhdojë të mbështetet në ndihmën e Gjermanisë.
Gjatë vizitës së kancelarit në Kiev u dëgjuan shpërthime bombash raportuan mediat vendëse, ndërsa presidenti Zelensky kërcënoi se do të rikthehen sulmet në rafineritë ruse të naftës, pas ofensivës ajrore të Moskës gjatë ditëve të fundit. Top Channel

