Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Nuk parashihen reshje.Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të jenë nga 0°C deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 19°C deri në 24°C. Gjithashtu Instituti njofton se rritja e temperaturave gjatë ditës do të sjellë kushte më të favorshme termike, ndërsa në orët e mëngjesit do të mbizotërojnë temperatura relativisht të ulëta.Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1 deri 3 metra për sekondë. /Telegrafi/

