Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, u ka drejtuar një mesazh efektivëve të Policisë së Shtetit që janë angazhuar në protestën e sotme, duke u kërkuar të përmbahen nga përdorimi i dhunës dhe të mos vendosen kundër qytetarëve. Gjatë fjalës së tij në protestë, Qori u bëri thirrje efektivëve të reflektojnë si prindër dhe qytetarë, duke theksuar se protestuesit nuk kanë asgjë personale me ta, por kundërshtojnë ata që i qeverisin. “Ju lutem, mos përdorni dhunë, mos sakrifikoni për jetën e një maskarai. Ky që na qeveris sot dhe ai që na ka qeverisur dje. Populli nuk e ka me ju. Ju jeni thjesht mes popullit dhe atyre që na qeverisin”, u shpreh Qori. Kreu i Lëvizjes Bashkë shtoi se, sipas tij, në rastin e një revolucioni të mirëfilltë, pjesa më e madhe e policisë do të bashkohej me popullin. “Në një revolucion të hajrit, pjesa më e madhe e policisë bëhet me popullin. Mendoni si prindër dhe qytetarë”, deklaroi ai. Mesazhi i Qorit vjen në një kohë kur protestat në Tiranë janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

