Lajme Zone
Meloni qeveria më jetëgjatë në Itali që nga Mussolini, Rama e sfidon: Tashmë duhet të thyesh rekordin tim
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Meloni qeveria më jetëgjatë në Itali që nga Mussolini, Rama e sfidon: Tashmë duhet të thyesh rekordin tim

Përmes një video-mesazhi të publikuar në platformën “X” Rama e ka sfiduar homologen italiane që tashmë të thyejë rekordin e tij në qeverisje, plot 13 vite, duke ndjekur shembullin e Putin në Rusi dhe Erdogan në Turqi.

Meloni hyn në histori si kryeministrja që drejton qeverinë më jetëgjatë të Italisë, por Rama nuk mjaftohet me urimin, e sfidon publikisht homologen që të thyejë edhe rekordin e tij 13-vjeçar në pushtet. Edi Rama dhe Giorgia Meloni Kryeministri Edi Rama ka uruar homologen Giorgia Meloni përmes një videomesazhi në X , në një ditë historike për qeverinë italiane, e cila, pas 1,413 ditësh në detyrë, bëhet qeveria më jetëgjatë në historinë e Republikës Italiane.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në platformën “X” Rama e ka sfiduar homologen italiane që tashmë të thyejë rekordin e tij në qeverisje, plot 13 vite, duke ndjekur shembullin e Putin në Rusi dhe Erdogan në Turqi.

“Që kur je ti në qeveri ka një ‘deficit’ demokracie të madh në Itali. Ke larguar burrat nga pushteti që tashmë është kthyer në një çështje mes grave, eksluzivisht mes grave. Çfarë të them e dashur Giorgia, tashmë ka një tjetër rekord për të thyer, rekordi im”, shprehet Rama.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, sot më 4 shtator vendos një rekord si drejtuesja e qeverisë më jetëgjatë në historinë e vendit. Megjithatë, ndryshimet e shpeshta të qeverive në Itali shpesh kanë fshehur një sistem politik më të qëndrueshëm sesa mund të duket në pamje të parë.

Qeveria e Melonit është qeveria e 68-të e Italisë që nga viti 1946 dhe ajo drejtohet nga kryeministri i 31-të në epokën republikane. Ndryshe nga disa vende të tjera, në Itali konsiderohet se është formuar një qeveri e re edhe pas një riformatimi të madh të kabinetit, madje edhe kur kryeministri mbetet i njëjti.

Gjatë 80 viteve, nga formimi i qeverisë së Alcide De Gasperit në korrik 1946 deri te rekordi i Melonit në vitin 2026, një qeveri italiane ka zgjatur mesatarisht rreth 14 muaj.

Kjo shifër ndryshon në varësi të metodologjisë. Nëse llogaritet vetëm periudha nga marrja e detyrës deri te dorëheqja e qeverisë, mesatarja është më e shkurtër, pasi qeveritë në largim shpesh vazhdojnë punën në detyrë teknike.

Qeveria më jetëshkurtër ishte qeveria e parë e Amintore Fanfanit, e cila zgjati vetëm 22 ditë në vitin 1954. Meloni kryeministrja më jetëgjatë në Itali që Mussolini, tre arsyet e suksesit të saj politik 31 Gusht, 08:23 edi rama dhe giorgia meloni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Përplasja për mbylljen e Instagramit, Rama revoltohet me Demokratët Europianë: Aludim i turpshëm 4 Shtator 2026, 07:4607:46Politike Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri? Gazeta e Brukselit zbulon prapaskenat 4 Shtator 2026, 07:2007:20Politike Mbyllja e Instagramit për aktivistët dhe opozitarët, reagon Berisha: Rama në panik urdhëron censurën 4 Shtator 2026, 07:1007:10Politike Do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu: Mirënjohëse për besimin, do të çoj përpara çdo angazhim 3 Shtator 2026, 20:3820:38Politike Mbyllja e 200 faqeve që lidheshin me protestën, Rama hedh poshtë akuzat dhe flet për 'burime dashakeqe': E turpshme! 3 Shtator 2026, 19:2819:28Politike Rrjeti që shqetëson Ramën: Kurti, VLEN dhe loja përtej kufijve 3 Shtator 2026, 19:2819:28Politike