Lajme Zone
Melania Trump bëhet pjesë e përpjekjeve për armëpushim, u dërgon mesazhe personale Putinit dhe Zelenskyt
BotëTop Channel

Melania Trump bëhet pjesë e përpjekjeve për armëpushim, u dërgon mesazhe personale Putinit dhe Zelenskyt

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, ka përcjellë dy letra personale për presidentin rus, Vladimir Putin, dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një zhvillim që vjen në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një armëpushimi mes dy vendeve.

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, ka përcjellë dy letra personale për presidentin rus, Vladimir Putin, dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një zhvillim që vjen në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një armëpushimi mes dy vendeve. Letrat, të cilat sipas raportimeve janë shkruar personalisht nga Melania Trump, iu dorëzuan delegacioneve ruse dhe ukrainase në përfundim të një aktiviteti të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, kushtuar armëpushimit në Oleshky.

Mesazhet iu përcollën përfaqësuesve të të dyja palëve, me qëllim që t’u dorëzohen krerëve të shteteve përkatëse.

Ky gjest i Melania Trump vjen në një moment kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë mbeten në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Megjithatë, përmbajtja e letrave nuk është bërë publike. Top Channel