Lajme Zone
Media: Teherani po shqyrton mundësinë e sulmit ndaj objektivave ushtarake amerikane në Evropë
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Media: Teherani po shqyrton mundësinë e sulmit ndaj objektivave ushtarake amerikane në Evropë

Forcat iraniane mund të ndërmarrin sulme të mundshme ndaj aseteve amerikane në vende si Bullgaria, e cila muajin e kaluar autorizoi përdorimin e Bazës Ajrore Bezmer për të furnizuar me karburant avionët ushtarakë amerikanë. Qiproja thuhet gjithashtu se mund të vihet në shënjestër

Irani ka marrë në konsideratë goditjen e objektivave ushtarake amerikane në Evropën Jugore dhe Juglindore nëse Presidenti Donald Trump vendos të përshkallëzojë konfliktin, raporton Financial Times, duke cituar dy persona të afërt me regjimin e Teheranit. Sipas burimeve, forcat iraniane mund të ndërmarrin sulme të mundshme ndaj aseteve amerikane në vende si Bullgaria, e cila muajin e kaluar autorizoi përdorimin e Bazës Ajrore Bezmer për të furnizuar me karburant avionët ushtarakë amerikanë. Qiproja thuhet gjithashtu se mund të vihet në shënjestër, pasi një bazë britanike në ishull u godit nga një dron në mars. Irani nga ana tjetër ka paralajmëruar shtetet e Gjirit të mos ndihmojnë forcat ushtarake amerikane, duke argumentuar se çdo formë bashkëpunimi do të përbënte përfshirje në konflikt. LEXO EDHE:'SHBA fiton terren', CNN: 80% e tranzitit në Hormuz është jashtë kontrollit të Teheranit Paralajmërimi erdhi nga Ali Abdollahi, shefi i shtabit të forcave të armatosura iraniane. Sipas Al Jazeera Abdollahi tha se asgjë që po ndodh në rajon nuk është "e fshehur nga sytë tanë". Gjenerali përmendi konkretisht praninë e avionëve të shumtë ushtarakë, veçanërisht avionëve të furnizimit ajror, në bazat në rajon, duke argumentuar se do të ishte e vështirë të shpjegohej një prani e tillë pa dijeninë e vendeve që strehojnë objektet. "Ne paralajmërojmë: çdo ndihmë dhe lehtësim për ushtrinë agresore amerikane është ekuivalente me pjesëmarrjen në forcat ushtarake amerikane", tha Abdollahi. Lajm në përditësim… Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 10:35 'SHBA fiton terren', CNN: 80% e tranzitit në Hormuz është jashtë kontrollit të Teheranit Foto: Anije në Ngushticën e HormuzitShtetet e Bashkuara po fitojnë terren në betejën për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa Irani thuhet se ka humbur të paktën një pjesë të aftësisë së tij për të imponuar kushtet e veta në rrugën ujore strategjike.Kjo është sipas të dhënave nga Kpler, një kompani që merret me monitorimin e trafikut detar përmes transponderëve dhe satelitëve, shkruan CNN.Gjatë dy javëve të fundit, mbi 80% e anijeve që kalojnë nëpër Hormuz përdorën rrugën e Omanit, një korridor transporti i autorizuar nga OKB-ja që Teherani e kundërshton me vendosmëri.Edhe pse Irani ka sulmuar dhjetëra anije që përpiqen të kalojnë tranzit në bregdetin verior të Omanit, shumica e anijeve kohët e fundit kanë zgjedhur të injorojnë kërkesat iraniane, duke u mbështetur në mbrojtjen e forcave detare amerikane."Gjithnjë e më shumë duket se Irani ka humbur të paktën një pjesë të kontrollit të tij mbi Ngushticën", tha Homayoun Falakshahi, kreu i analizës së naftës bruto në Kpler. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Europë SHBA lufta në Iran Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.1% Shoqëria 26.5% Social media 16.4% Vota total: 3771 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?